Masat lehtësuese, zgjerohet orari i lëvizjeve, hapen biznese të tjera

Masat lehtësuese, zgjerohet orari i lëvizjeve, hapen biznese të tjera


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur masat e reja lehtësuese ku përfshihet zgjerimi i orarit të lëvizjes si dhe hapja e disa aktiviteteve tregtare. Manastirliu tha se, nisur nga zhvillimet e javës së fundit sa i takon epidemisë në vend, komiteti teknik i ekspertëve ka hartuar një strategji rihapjeje graduale me katër faza.

“Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë”, tha ministrja.

Gjithashtu, nga nesër, do të hapen dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregtojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve shtëpiake dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi Taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Lexoni: 14 pacientë të infektuar, shërohen 7 persona nga COVID-19

“Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno-sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve”, tha ministrja.

Ndërkohë në zonat e cilësuara të gjelbërta, për shkak se nuk janë prekur nga COVID-19, do të ketë akoma edhe më shumë masa lehtësuese. Këtu përfshihen qarku Dibër, Gjirokastër dhe zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq, zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe bashkia Divjakë.

“Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki, të cilat rezultojnë deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar vetëm me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Në zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike. Përsa i përket mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer”, shtoi ministrja Manastirliu.

Lista e bizneseve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0