14 pacientë të infektuar, shërohen 7 persona nga COVID-19

14 pacientë të infektuar, shërohen 7 persona nga COVID-19


14 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 726.

7 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 410.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Krujë,Tiranë, Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 264 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7279 persona, prej të cilëve janë:

– 726 të infektuar,

– 28 viktima;

–  410 të shëruar;

–  288 të infektuar aktivë;

– 30 të shtruar tek spitali Infektiv, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive;

– 6 të shtruar tek Sanatoriumi,  2 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar,  4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Lexoni: Zbardhet plani i masave, si duhet të lëvizin taksitë pas 27 prillit

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 26 prill është:

– Tiranë, 293 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 37 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 104 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 3 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Krujë, 92 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 18 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë,

– Mat, 1 pacient.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0