Martin Giese jep arsyet pse duhet të merrni pjesë në seminarin “Negociatat dhe Shitjet B2B” - Business Magazine Albania

Martin Giese jep arsyet pse duhet të merrni pjesë në seminarin “Negociatat dhe Shitjet B2B”


Martin Giese do të jetë lektori i seminarit “Negociatat dhe Shitjet B2B” që zhvillohet në datë 19 Dhjetor, në ambientet e Hilton Garden Inn Tirana. Në një intervistë për BusinessMag ai jep arsyet pse ju duhet të jeni pjesë e këtij seminari. 

I pyetur nga BusinessMag lidhur me seminarin e tij “Negociatat & Shitjet B2B”, se çfarë idesh do të mësojmë ne si pjesëmarrës dhe si këto ide do të na ndihmojnë të bëhemi më të mirë në lidhje me negociatat në biznes dhe ecurinë e shitjeve, ai shprehet:

“Sa i përket negociatave, qëllimi është të ndihmojmë pjesëmarrësit t’i realizojnë negociatat e ardhshme në një proces më të kontrolluar duke filluar me përgatitje më të mirë dhe menaxhim më të ndërgjegjshëm të procesit. Ushtrimet interaktive janë të projektuara për të nxjerrë në pah sfidat themelore të negociatave dhe për të mësuar strategjitë për t’i kapërcyer ato.

Sa i përket shitjeve B2B, seminari do të vejë në dijeni pjesëmarrësit për rëndësinë e kohës dhe të ndajë disa koncepte se si të dizenjohen proceset e përgjithshme të shitjeve që t’i përshtaten strukturave vendimarrëse të kompanive të targetuara.”

Për më shumë lexoni intervistën e mëposhtme të zhvilluar me Martin Giese:

Feedback-u ndaj klientit në vend të “Hot Air”: një intervistë me Business Angel-in, Martin Giese

Për të marrë pjesë në eventin e organizuar klikoni Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0