Marsilda Bialczak, shqiptarja që konsulton kompanitë të rrisnin praninë e tyre në mediat sociale - Business Magazine Albania

Marsilda Bialczak, shqiptarja që konsulton kompanitë të rrisnin praninë e tyre në mediat sociale

Marsilda Bialczak

Marsilda Bialczak është themeluese e Expand2Market, ku ofron shërbime trajnimi dhe konsultimi kompanive dhe biznesmenëve për të rritur praninë e tyre në mediat sociale dhe si të përdorin strategji shitjesh me rezultat për depërtimin në tregun amerikane. Nuk e pati të lehtë të arrinte deri këtu, pasi la çdo gjë në Shqipëri dhe shkoi në Amerikë, duke nisur gjithçka nga e para. Sot, krahas angazhimeve offline, është aktive me një kanal në Youtube, ku poston rregullisht këshilla, trajnime dhe tutoriale falas për të ndihmuar sipërmarrës të ndryshëm të mësojnë më shumë se si mund të rrisin prezencën e tyre në social media. Ajo ka krijuar grupin Albanian Entrepreneurs Support Group. Ky grup e ka ndihmuar edhe atë me këshilla dhe lidhje të forta që ka krijuar nga sipërmarrës të tjerë, prandaj Marsilda e rekomandon për të gjithë ata që duan të hapin një biznes apo kanë tashmë një biznes.  

BusinessMag realizoi një intervistë me të, nga ku do të mund të mësoni më shumë rreth rrugëtimit të saj, vështirësive, planeve dhe këshillave që Marsilda ka për të rinjtë.

1 – Ju keni ngritur një kompani në fushën e shërbimeve digjitale dhe të marketingut? Si lindi kjo nismë?

Do doja që përgjigja të ishte e shkurtër, por mendoj që çdo veprim në jetën e dikujt është një rrjedhojë se ku janë ata tani, prandaj është e rëndësishme të kuptohet pak historia ime më përpara se të hapja biznesin.

Jam njohur me sipërmarrjen që kur kam qenë fëmijë pasi mami kishte një biznes të vogël familjar në Fier, ku shiste veshje. E ndihmoja shpesh, si në shitje edhe në shërbimin e klientit. Nuk ankohesha shumë se pse nuk po luaja dhe isha duke punuar në atë biznes. E dija që mami dhe babi mundoheshin shumë për të na dhënë një të ardhme më të mirë.

E shikoja sa e stresuar ishte dhe nuk e kam ëndërruar sipërmarrjen në fillim. Qëllimi im ishte të mbaroja shkollën dhe të gjeja një punë. Po mbaroja Masterin në Fakultetin Filologjik të Tiranës për “Interculutural Tourisim and Communication”, dega anglisht, kur rashë në dashuri me një amerikan, që tashmë është burri im  dhe çdo gjë në jetën time ndryshoi. Se kam dashur asnjëherë të isha larg familjes dhe aq më pak në një kontinent tjetër. Kur ai më propozoi, edhe pse thashë PO, Isha shumë e frikësuar se nuk njihja asnjë në SHBA, dhe nuk e dija si do të ecte martesa me një te huaj.

Çdo plan që kisha për jetën vajti në plehra dhe më duhej të filloja nga e para. Kur mbërrita në SHBA, pas shumë vështirësive me emigracionin, vizën dhe lidhjen në distancë, pasi ai jetonte në Amerikë, e kuptova që diploma ime nga Shqipëria nuk do të njihej dhe direkt nisa shkollën për Biznes Marketing në Univeristetin e Connecticut.

Gjatë kohës në Universitet, punova si kamariere, si vullnetare në startup si Social Media Manager. Mbarova një internship të paguar si Social Media Manager dhe isha Kordinatore Marketingu në 2 organizata të Univeristetit, ku njëra nga organizatat ishte shqiptare. Kur mbarova shkollën, kisha 3 oferta për punë në kompanitë më të mira që aplikova, sepse panë eksperiencën, jo mesataren.

Pasi pata eksperiencë në Korporatë në departamente të shitjes, marketingut dhe menaxhimit të produktit e kuptova që nuk kisha mundësinë të zhvilloja njohuritë e mia ose karrierën time aq shpejt sa doja, por prapë kisha frikë t’i hyja sipërmarrjes. Kur isha me leje lindje me fëmijën e dytë dhe mora vesh që nuk kisha asnjë mundësi për të punuar nga shtëpia edhe pse nuk më duhej të vija në zyrë çdo ditë, u detyrova të jepja dorëheqjen. Atëherë ndryshoi çdo gjë.

Gjithmonë e kam patur pasion marketingun. Gjithmonë e kam patur si ëndërr të hap biznesin tim, por kam patur frikë nga e panjohura. Pandemia e 2020 më bëri të kuptoja që asgjë nuk është e sigurt dhe pse të mos punosh për veten, sa të punosh për të rritur marketingun dhe shitjet e dikujt tjetër, pasi nuk ke fleksibilitetin dhe lirinë që ke kur je sipërmarrës.

Vendosa të hap agjencinë time të marketingut në 2020 Expand2Market, ku ofroja shërbime trajnimi dhe konsultimi kompanive dhe biznesmenëve, duke përfshirë ato shqiptare. Si të rrisnin prezencën e tyre në social media dhe si të përdorin strategji shitjesh që kanë rezultat e të depertojnë në tregun amerikan.

Cilat janë angazhimet tuaja kryesore në këtë drejtim dhe nëse mund të ndani me ne diçka nga eksperienca juaj?

Sipërmarrja është e vështirë. Edhe pse kisha 2 fakultete, përfshirë degën e biznesit dhe marketingut, nuk më ndihmuan me njohuri se si të rris biznesin tim, se si ta menaxhoj dhe të rritem në social media. Në njëfarë mënyre u zhgënjeva nga koha dhe paratë që harxhova në shkollë.

Nga pyetjet e shumta që merrja në social media rreth marketingut dhe shitjeve me inspiroi të hapja një YouTube Channel, ku postoj rregullisht këshilla, trajnime dhe tutoriale falas për të ndihmuar sipërmarrës të ndryshëm të mësojnë më shumë se si mund të rrisin prezencën e tyre në social media dhe t’i kthejnë followers në klientë.

Në fund të Janarit kam planifikuar të lançoj edhe një kurs me anë të Zoom për këdo që do të mësojë më shumë rreth Instagram, Facebook dhe si mund t’i përdorin këto dy platforma për të patur sukses në biznesin e tyre në mënyrë organike. Ky kurs do të lançohet me disa trajnime falas në grupin që kam hapur në Facebook për të gjithë sipërmarrësit shqiptarë kudo të ndodhen Albanian Entrepreneurs Support Group. Ky grup më ka ndihmuar edhe mua me këshilla dhe lidhje të forta që kam krijuar nga sipërmarrës të tjerë, prandaj e rekomandoj për të gjithë ata që duan të hapin një biznes apo kanë tashmë një biznes.

Cilat janë trendet në fushën e shërbimeve të marketingut digjital, advertise? Si ka ndryshuar ky shërbim dhe drejt çfarë po shkon. Ku vendosen prioritetet tani?

Këto dy vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe në video formatin e shkurtër “Reels” në Instagram dhe Facebook, “Shorts” në Youtube, dhe TikTok. Këto video formate mund të përdoren nga çdokush për të bërë video me muzikë brenda platformave dhe ta lidhin me target audiencën e tyre, ose industrisë që janë.

Bizneset kanë patur mundësinë të rrisin ndjekësit e tyre më shpejt në mënyrë organike. Nëse doni që video juaj të ketë shumë klikime, bëjeni rreth 8 sekonda, përmendni në fillim çfarë njerëzit do të mësojnë nga video dhe shtoni një muzikë që është rreth 4-8k videos në Instagram dhe 10k-20k videos në Tiktok.

Shpesh fokusohemi tek social media, influencer. A janë këto trende të qëndrueshme? Pra ku duhet të investojmë?

Varet nga produkti ose shërbimet që ofroni. Një strategji e re në marketing ka qenë bashkëpunimi me influencers që kanë pak followers, por shumë engagement që janë like, komentet, sesa influencers me shumë followers, por engagement të ulët, pasi shumica blejnë followers dhe është e vështirë të kuptosh nëse investimi do të funksionojë. Kurse me influencer të vegjël, paguan më pak dhe mund të kesh rezultate më të mira.

Në cilat fusha operojnë kompanitë, të cilave u shërbeni?

Çdo kompani nëse është IT, cybersecurity, e-commerce, këshillues ose coach, restorant dhe çdo lloj biznesi tjetër ka nevojë për marketing dhe social media, prandaj s’kemi limit.

Çfarë do t’u sugjeronit të rinjve që duan të nisin një sipërmarrje, apo duan të kenë sukses në karrierën e tyre në fushën e marketingut digjital?

Nëse doni të mësoni më shumë rreth marketingut dhe social media dhe të gjeni punë në atë fushë, ju nuk keni nevojë të shkoni në shkollë. Kursei paratë për të hapur një biznes apo diçka tjetër. Çdo gjë mund ta mësosh në Youtube apo Google. Bëni vullnetarin sa të merrni eksperiencë nëse nuk gjeni punë dhe mësoni të praktikoni njohuritë tuaja. Mund ta filloni duke rritur faqen tuaj në social media. Përdorni platforma ku mund të gjeni klientë si Upwork, Fiverr, Freelancer etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0