Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në panelet e diskutimi... - Business Magazine Albania

Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në panelet e diskutimit të samitit global FII PRIORITY Europe që po organizohet në Tiranë.

Kryeqyteti shqiptar mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 16–17 maj 2025. Ky samit mbledh së bashku liderë botërorë nga fusha të ndryshme, qeveri, ekonomi, shkencë, teknologji dhe filantropi, për të diskutuar prioritetet globale që formësojnë të ardhmen, në një moment vendimtar për njerëzimin. Fokusi kryesor i edicionit evropian të FII PRIORITY është: “Renditja e prioriteteve për një të ardhme më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë”.

Lexo gjithashtu: Samir Mane, shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes

Samir Mane, President i BALFIN Group, ishte i vetmi përfaqësues nga Shqipëria i ftuar zyrtarisht në panelet e diskutimit mes figurave më të njohura globale. Ai mori pjesë në panelin kryesor të titulluar “Board of Changemakers: Can Capital Connect a Fractured World?”, duke ndarë skenën me liderë ndërkombëtarë të politikës dhe financës.

Gjatë samitit, ai zhvilloi takime dhe bisedime me personalitete të nivelit të lartë si Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë, Bernard Mensah, President i Bank of America International, Henri Poupart-Lafarge, CEO i Alstom, etj.

Pjesëmarrja e z. Mane në panelet e diskutimit si përfaqësues i zërit të biznesit të rajonit në këtë ngjarje thekson rolin e tij personal por edhe rëndësinë e rajonit në zhvillimet e ardhshme në Evropë dhe më gjërë.

FII PRIORITY Europe Summit është pjesë e një serie forumesh globale që promovojnë dialogun ndërsektorial dhe nxitin veprimin konkret për të adresuar sfidat më urgjente të kohës sonë, përfshirë ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin teknologjik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0