Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë - Business Magazine Albania

Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë

Mira Murati është pjesë e listës së Fortune për “100 Gratë më të Fuqishme në Biznes” për vitin 2025. Ajo renditet në vendin e 47-të, një ngjitje nga pozicioni i saj i mëparshëm në vendin e 57-të në vitin 2024 .Pas largimit nga pozita e CTO-së në OpenAI në shtator 2024, Murati themeloi startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab, ku aktualisht shërben si CEO. Ky startup është vlerësuar me një vlerë të mundshme prej 10 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga startup-et më të vlefshme në fushën e AI-së .

Përfshirja e saj në këtë listë nënvizon ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë e teknologjisë dhe rolin e saj si një nga gratë më të fuqishme në biznesin global. Revista e njohur e përshkruan kështu profilin e saj:

“Mira Murati, ish-drejtoreshë e teknologjisë së OpenAI, e habiti Silicon Valley kur dha dorëheqjen nga kompania në shtator 2024: Ajo kishte qenë forca lëvizëse pas ChatGPT, modelit revolucionar të AI-së. Gjashtë muaj më vonë, Murati hodhi në treg Thinking Machines Lab, një startup të AI-së që po bën bujë, edhe pse është ende në modalitet të fshehtë. Por, ndërsa detajet rreth projektit mbeten të pakta, ndikimi i 36-vjeçares Murati në sektorin e AI-së është i qartë: Në mesin e majit, ajo thuhet se ishte afër fitimit të 2 miliardë dollarëve në atë që do të përfaqësonte raundin më të madh të investimit në historinë e teknologjisë, duke e vlerësuar Thinking Machines në 10 miliardë dollarë”.

Lexo edhe: A është Mira Murati Elon Musk-u i AI-së? 5 fakte që duhet të dini për Thinking Machines Lab

Për të dytin vit radhazi dhe për herë të pestë në total, Mary Barra, CEO e General Motors kryeson listën. Aftësia e saj për ta udhëhequr kompaninë përmes sfidave të mëdha si grevat, aksidentet, tarifat dhe “Trump 2.0”, e ka mbajtur në krye.

Pas saj renditen: Julie Sweet (CEO e Accenture), Jane Fraser (CEO e Citigroup), dhe Lisa Su (CEO e AMD). Gruaja më e fuqishme në Evropë është Ana Botín (Santander) në vendin e pestë, ndërsa në Azi spikat Tan Su Shan (DBS Bank, Singapor).

Lista përfshin 52 gra nga SHBA dhe 48 nga pjesë të tjera të botës – përkatësisht 21 nga Evropa dhe 19 nga Azia. Pas SHBA-së, Kina ka numrin më të lartë të grave lidere në biznes me 8 përfaqësuese, e ndjekur nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar me nga 7 secila.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0