Marka e glikove të Përmetit, vështirësitë e prodhimit dhe kërkesa e lartë - Business Magazine Albania

Marka e glikove të Përmetit, vështirësitë e prodhimit dhe kërkesa e lartë

Përmeti, një prej qyteteve të traditës dhe gastronomisë unike, me amvisat duararta, si çdo vit pret e përcjell mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Ajo që e bën këtë zonë të lakmuar janë ushqimet dhe gatimet e veçanta, ku glikotë dhe prodhimet e tjera artizanale mbajnë vendin e parë. Edhe pse punishtet e prodhimit të glikove në Përmet po hasin mungesën e fuqisë punëtore, produktet janë tepër të kërkuara.

Amvisat tregojnë karakteristikat e reçelrave dhe glikove, ndërsa në mungesë të të rinjve, në punishtet e Përmetit janë të punësuar pensioniste.

Ne përpunojmë glikotë, të gjitha llojet. Kemi edhe petët që bëhen me dorë dhe trahanaja, siç bëhej më përpara”, thotë një amvisë.

Kam zgjedhur të punoj sepse pensioni im është i vogël dhe nuk ja dal dot”, shprehet një pensioniste.

Të shumta janë familjet të cilat këtë traditë po e kthejnë në një markë, duke sjellë një gamë të gjerë me glikotë e shalqirit, fikut, portokallit e të çdo fruti të stinës që gatuhet me dashuri prej amvisave përmetare.

rtsh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0