Përmeti, një prej qyteteve të traditës dhe gastronomisë unike, me amvisat duararta, si çdo vit pret e përcjell mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Ajo që e bën këtë zonë të lakmuar janë ushqimet dhe gatimet e veçanta, ku glikotë dhe prodhimet e tjera artizanale mbajnë vendin e parë. Edhe pse punishtet e prodhimit të glikove në Përmet po hasin mungesën e fuqisë punëtore, produktet janë tepër të kërkuara.
Amvisat tregojnë karakteristikat e reçelrave dhe glikove, ndërsa në mungesë të të rinjve, në punishtet e Përmetit janë të punësuar pensioniste.
“Ne përpunojmë glikotë, të gjitha llojet. Kemi edhe petët që bëhen me dorë dhe trahanaja, siç bëhej më përpara”, thotë një amvisë.
“Kam zgjedhur të punoj sepse pensioni im është i vogël dhe nuk ja dal dot”, shprehet një pensioniste.
Të shumta janë familjet të cilat këtë traditë po e kthejnë në një markë, duke sjellë një gamë të gjerë me glikotë e shalqirit, fikut, portokallit e të çdo fruti të stinës që gatuhet me dashuri prej amvisave përmetare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.