Mark Zuckerberg i vendosur të "shërojë" botën! - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg i vendosur të “shërojë” botën!


Pasi ndau shifrat e pabesueshme të fitimeve të Mërkurën (5.38 miliardë $ të ardhura! 1.65 miliardë përdorues aktivë!), CEO i luzave me kapuç i Facebook, Mark Zuckerberg postoi një shënim duke bërë të qartë për audiencën qëllimet e tij për ta bërë këtë botë një vend më të mirë.

“Ndërsa ndihmoj botën të komunikojë është gjëja më e rëndësishme që unë bëj, ka ende shumë sfida globale për të cilat ndjej përgjegjësi që t’u gjehet zgjidhja- si për shembull ndihma për të kuruar të gjitha sëmundjet brenda fundit të këtij shekulli, përditësimi i sistemit tonë arsimor në mënyrë që të jetë i personalizuar për çdo student, dhe mbrojtja e mjedisit nga ndryshimet klimaterike,” ka shkruar ai.

Zuckerberg gjithashtu shpalli një propozim nga bordi i drejtorëve të Facebook për të nisur misionin e shërimit të botës, duke e përshkruar shkurtimisht: “Unë do të kem kontrollin e Facebook si themelues, kështuqë mund të vazhdojmë të punojmë për terma afatgjatë, dhe Priscilla dhe unë do të japim paratë tona për të financuar punë të rëndësishme më shpejt. Pikërisht tani, ka shkencëtarë, edukatorë dhe doktorë të mrekullueshëm që po bëjnë punë të mrekullueshme. Ne duam t’i ndihmojmë ata që të bëjnë një ndryshim më të madh sot, dhe jo 30 apo 40 vite më vonë.”

 

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0