Mark Zuckerberg: “E ardhmja e Facebook nuk janë vetëm reklamat” - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg: “E ardhmja e Facebook nuk janë vetëm reklamat”


Facebook po orientohet drejt shërbimeve të saj të blerjeve dhe pagesave për të nxitur rritjen në të ardhmen.

Në një takim me investitorët të Mërkurën, pas raportimit të fitimeve të tremujorit të parë të vitit 2019 që i kaluan pritshmëritë e Wall Street, Mark Zuckerberg paraqiti planet e kompanisë për të nxitur rritjen në të ardhmen.

Lexoni: Mark Zuckerberg: “Interneti ka nevojë për rregulla të reja. Le të fillojmë me këto 4 çështje.”

Zuckerberg shpjegoi se ndërsa reklamimi do të vazhdojë të jetë drejtuesi kryesor i të ardhurave, kjo do të pasohet nga planet e saj për e-commerce dhe pagesat.

“Është me të vërtetë një spektër i vazhdueshëm dhe nuk janë dy gjëra të ndryshme”, tha ai.

Facebook do të ndërtojë më shumë funksionalitete të lidhura me e-commerce në Instagram, Facebook dhe Facebook Marketplace dhe mjete që lejojnë njerëzit të blejnë produkte direkt përmes këtyre platformave. Ndërsa shumica e përdoruesve bëjnë blerje brenda aplikacioneve, markat dhe bizneset ka të ngjarë të blejnë më shumë reklama. Këto aplikacione gjithashtu do të bëhen më të vlefshme për këto biznese, gjë që i jep kompanisë më shumë mundësi për të rritur tarifat e reklamimit.

Instagram kohët e fundit ka krijuar një buton të ri checkout, i cili u lejon klientëve të blejnë me lehtësi produkte pa u larguar nga aplikacioni. Një grup analistësh nga Deutsche Bank vlerësuan se ky funksionalitet i ri mund të kthejë 10 miliardë dollarë të ardhura vetëm në vitin 2021.

Zuckerberg po krijon versionin perëndimor të WeChat

Zuckerberg njoftoi gjithashtu planet e tij për të zgjeruar mënyrat në të cilat klientët mund të paguajnë bizneset. Kjo do të përfshijë pagimin e kompanive drejtpërdrejt nëpërmjet platformës Facebook, si shërbimi i mesazheve, WeChat në Kinë.

Lexoni: E vërteta brutale rreth Mark Zuckerberg që askush nuk dëshiron ta pranojë

Nëpërmjet këtyre platformave do të realizohen dhe transaksionet për pagesat si dhe do të keni mundësi të mbani një marrëdhënie të vazhdueshme përmes Messenger dhe WhatsApp me bizneset.

Në planin afatshkurtër, Facebook planifikon të mbajë fee-në për pagesat shumë të ulëta ose falas tha ai. Por, kjo mund të ndryshojë në plan afatgjatë.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0