Mark Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg

Megjithë pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg i ka shtuar më shumë se 30 miliardë dollarë pasurisë së tij në vetëm dy muaj.

Rritja në vlerën neto të pasurisë së Zuckerberg ka bërë që ai të fitojë titulline  njeriut të tretë më të pasur në botë, sipas renditjes së Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i publikuar në 21 maj. Pasuria e Zuckerberg tani vlen rreth 87.8 miliardë dollarë, duke duke lënë pas edhe pronarin e markave luksoze Bernard Arnault dhe financierin Warren Buffet.

Lexoni: Facebook blen faqen e internetit të imazheve të animuara Giphy për 400 milionë dollarë

Rritja e Zuckerberg në renditje, ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të rritjes së kompanisë së tij gjatë një kohe kur gati 40 milion punëtorë amerikanë janë larguar nga puna. Facebook raportoi të ardhura më të mira sesa pritej në tremujorin e parë më 29 prill.

Kompania i kapërceu pritshmëritë e Wall Street për të ardhurat dhe përdoruesit e përditshëm aktivë, duke gjeneruar 17.74 miliardë dollarë dhe duke tërhequr 1.73 miliardë përdorues në tre muajt e parë të vitit 2020. Kompania gjithashtu raportoi se kishte arritur në 3 miliardë përdorues mujorë në të gjithë familjen e saj të aplikacioneve, që përfshin Instagram, WhatsApp dhe Messenger. Pas këtij raportimi, aksionet e Facebook u rritën deri në 8%, duke i mundësuar kompanisë 44 miliardë dollarë në vlerë të shtuar të tregut.

Lexoni: Facebook do të lançojë opsionin e ri për blerje “Shops”

Sidoqoftë, Facebook tha se pësoi një “ulje të konsiderueshme” të kërkesës për reklamim gjatë tre javëve të fundit, të tremujorit të parë. Ndërsa fitimet e tremujorit të parë për kompanitë e teknologjisë dhe platformat sociale ishin relativisht premtuese, një ndikim i rëndësishëm në ekonomi mbetet të shihet. Rezultatet e tremujorit të dytë – që mbulojnë biznesin nga 1 prilli deri më 30 qershor – mund të paraqesin më mirë efektin që pandemia e koronavirusit ka pasur mbi bizneset.

Në dy muajt e fundit, Facebook ka njoftuar gjithashtu risi në biznesin e tij në e-commerce dhe video chatting. Facebook kohët e fundit lançoi Messenger Room, një shërbim video chat për deri në 50 persona në të njëjtën kohë.

Lexoni: Facebook lançon Messenger Room për komunikime video

Zuckerberg është i treti në listën e njerëzve më të pasur pas Drejtorit të Përgjithshëm të Amazon, Jeff Bezos dhe themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0