Facebook ka krijuar Messenger Room dhe tani është i gatshëm të konkurrojë me shërbime si Zoom, Skype, Google Meet dhe Microsoft Teams, pasi gjatë kësaj kohe përdorimi i këtyre aplikacioneve ka qenë tepër i nevojshëm për të komunikuar online.
Ju mund të krijoni një videochat përmes Facebook ose aplikacionit Messenger dhe të ftoni deri në 50 persona të bashkohen me një thirrje video – edhe nëse ata nuk kanë një llogari në Facebook, por personi që është host duhet të ketë një llogari. Në rast se do të ftoni në video-call miq që nuk disponojnë një llogari, mund të ndani linkun e bisedës me ta.
Lexoni: Apple lançon versionin 13.5 të iOS, sjell risi për përdoruesit
Në këtë shërbim të ri nuk ka kufizime kohore gjatë një thirrje.
Messenger Room në Facebook filloi përdorimin në disa vende të Amerikës së Veriut në fillim të majit, përpara se të zgjerohej globalisht javën e kaluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto