Malmath, shpëtimtari juaj në matematikë - Business Magazine Albania

Malmath, shpëtimtari juaj në matematikë

~3 minuta lexim


Malmath është një ëndërr që bëhet realitet për këdo që lufton me matematikën. Ju fusni ekuacionin dhe aplikacioni do t’ju tregojë hap pas hapi instruksionet për zgjidhjen e problemit.

MalMath, zhvilluar nga një ekip studentësh nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, jo vetëm që i zgjidh ushtrimet e ndërlikuara, por ju mëson edhe si t’i zgjidhni ato duke i shpejguar, raporton Business Mag Albania.

Është aktualisht i disponueshëm për Android dhe zgjidh integralet, derivatet, limitet, logaritmet, ekuacionet, problemet trigonometrike, dhe problemet algjebrike.

Me mbi 1 milionë shkarkime

Bazuar në të dhënat nga ‘App Annie’, Malmath ka qenë në mesin e top 50 aplikacioneve më të shkarkuara arsimore në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, të dhënat nga Play Store tregojnë se aplikacioni ka 1,000,000 deri në 5,000,000 shkarkime, me mbi 48,500 komente dhe një normë mesatare (rate) prej 4.5 nga 5.

Aplikacioni përmban hap pas hapi përshkrimin me një shpjegim të detajuar për çdo hap. Ajo gjithashtu ofron analiza grafike, gjeneron probleme matematikore me disa kategori dhe nivele vështirësie, si dhe përdoruesit mund të ruajnë dhe shpërndajnë zgjidhjen dhe grafikët. Gjithashtu kamera me të cilën skanohen ushtrimet mund të njohë edhe shkrimin e dorës, përveç atij dixhital.

Malmath është aktualisht në dispozicion në disa gjuhë, duke përfshirë anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, frëngjisht, turqisht, shqip, kroatisht, arabisht, portugalisht, gjuhën azerbaxhiane, rusisht dhe japonisht.

Ekipi është në Prishtinë, Kosovë dhe nuk ka nxjerrë para deri tani. Por tani që produkti duket mjaft i arrirë, ata janë të përqendruar në rritjen, përditësimet e produktit dhe një strategji të mundshme monetarizimi, raporton Business Mag Albania.

 

burimi: digjitale.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Përshtatu ose hiq dorë.”
— Andy Grove
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0