*Carmine Gallo
Një investitor “venture” i Silicon Valley u kthye nga unë gjatë një dreke pune dhe më tha, “Kam parë më shumë se 2,000 prezantime, dhe mund të mbaj mend vetëm 10 prej tyre.”
“Çfarë i bënte ato të 10 të dalloheshin?” e pyeta unë.
“Të gjithë prej tyre treguan një histori personale.”
Investitorët profesionistë bien dakord: idetë që qëllojnë në shenjë janë të mbështjella nga historitë. “Më trego një MBA dhe shifrat e shitjeve, është OK. Por më trego një histori të madhe se si e nisët dhe vizionin tuaj, dhe ne do të flasim.” Thotë Barbara Corcoran e Shark Tank.
Pavarësisht se historitë informojnë, iluminojnë dhe frymëzojnë, shumë pak sipërmarrës dhe profesionistë të biznesit janë të vetëdijshëm në fuqinë që ka një histori për të bindur. Kjo iu jep atyre që e posedojnë artin e tregimit të historive një avantazh konkurrues domethënës. Në botën e sotme që bëhet gjithmonë e më shumë e automatizuar, ku robotët po zëvendësojnë njerëzit gati në çdo detyrë, të tregosh histori është ajo zotësi që do t’ju bëjë të rëndësishëm dhe të suksesshëm gjatë karrierës suaj.
“Të tregosh historinë tënde është zotësia që vlerësohet më pak,” thotë Ben Howitz, partner gjeneral në firmën “venture capital” Andreessen Horowitz. “Historia e kompanisë është strategjia e saj. Nëse nuk keni një histori të artikuluar mirë, ju nuk keni një strategji të qartë dhe të menduar mirë. Historia duhet të shpjegojë në një nivel shumë thelbësor se përse ekzistoni.”
/Artikulli u publikua më parë në faqen 59 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.
Ndërsa udhëhiqja kërkimet për librin tim të ri, “The Storyteller’s Secret,” unë zbulova se shumë prej liderave më të suksesshëm të biznesit në botë janë mjeshtra në tregimin e historive: CEO i Starbucks Howard Schultz, Drejtuesja Ekzekutive e Operacioneve të Facebook Sheryl Sandberg, Bill Gates, Richard Branson, Sara Blakely dhe të tjerë. Ndërsa historitë e tyre janë shumë të ndryshme, ata kanë të përbashkët 3 zakone të përgjithshme të komunikimit.
1. Bёni qё historitë tuaja të zёnё tё paktën 65% tё prezantimeve.
Përfaqësuesi ligjor për të Drejtat e Njeriut Bryan Stevenson mori duartrokitjet më të gjata në TED. Në fjalimin e tij të famshëm të TED, Stevenson tregoi tre histori personale për të konkretizuar temën e padrejtësisë në sistemin e burgjeve. Stevenson foli rreth gjyshes së tij, rreth një takimi me Rosa Parks dhe në një ngjarje që ndodhi në një sallë gjyqi, një incident që i dha atij kurajon të vazhdonte përpara.
“Narracioni është tepër i rëndësishëm në komunikimin efektiv,” më tregoi Stevenson. Ai duhet ta dijë mirë këtë pasi Stevenson debaton dhe fiton çështje para Gjykatës Supreme të SHBA-ve. Stevenson beson se historia është sekreti për të fituar zemrat dhe mendjet.
2. Prezantoni “heronjtё” dhe të “kёqinjtё”
CEO i Tesla-s dhe vizionari i hapësirës Elon Musk mbështetet në historinë e komponentëve për të prezantuar produktet, heronj të shquar dhe njerëz negativë. Kur Musk prezantoi Tesla Powerwall, një bateri e cila mbahet në shtëpi për të gjeneruar energji nga drita e diellit, ai e lançoi prezantimin në formën e një problemi (i keqi) dhe një zgjidhjeje (heroi).
“Kështu është sot,” e nisi Musk ndërsa tregonte një foto të një centrali elektrik, i cili emetonte gazra ndotës në atmosferë. “Është vërtet keq. Ta shpif. Kjo është e vërtetë. Kështu në fakt gjenerohet pjesa dërrmuese e energjisë, me mbetjet fosile.”
Musk vazhdoi: “Zgjidhja ndodhet në dy pjesë. Pjesa e parë, dielli. Ne kemi një reaktor shkrirje praktik në qiell që quhet diell. Nuk keni pse të bëni asgjë. Ai funksionon. Ai shfaqet çdo ditë dhe prodhon sasi ‘qesharake’ energjie.”
Një bloger teknologjie që mbuloi eventin shkroi, “ (Musk) Shet një bateri dhe vazhdon të jetë frymëzues.” Musk është frymëzues sepse ai kupton gjuhën që është e koduar në ADN-në tonë: historinë.
3. Nëse jeni përballur me vështirësitë ndajeni eksperiencën.
Në momentin që keni prezantuar një të ‘lig’, ‘heroi’ i historisë suaj duhet të kryejë një betejë kundër kundërshtarit. Njerëzit nuk duan të dëgjojnë zgjidhjet e tua ose suksesin tuaj deri në momentin që ata dinë se ju i kuptoni dështimet dhe sfidat e tyre. Treguesit e mirë të historive krijojnë më shumë lidhje, sepse ndajnë sfidat e tyre, dështimet dhe vështirësitë.
CEO i Starbucks, Howard Schultz shpesh herë tregon historinë se është rritur në një vend të projektimit të banesave ndërsa shihte familjen e tij të vuante pas lëndimit të të atit në punë. Ata nuk kishin sigurim shëndetsor dhe e patën të vështirë të përballonin situatën. Historia përforcon iniciativat e Schultz, të tilla si ofrimi i siguracionit shëndetsor për të gjithë punonjësit duke përfshirë edhe punonjësit me kohë të pjesshme.
Mos u hiqni sikur nuk ju është dashur kurrë të kaloni nëpër vështirësi. Përqafoni të kaluarën tuaj dhe eksperiencat që ju përcaktojnë.
Ka një luftë që zhvillohet në kohë reale, lufta e ideve. Shitja e produkteve, ndërtimi i kompanive dhe tërheqja e vëmendjes janë të vështira në këtë ekonomi konkurruese globale. Historia juaj mund të jetë shumë mirë arma sekrete që duhet ta nxirrni në pah.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 59 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.