Të paktën këtë po shpresojnë bashkëthemeluesit e Skype, Ahti Heinla dhe Janus Friis. Të dy kanë themeluar një kompani robotësh të quajtur Starship Technologies, duke shpresuar që të zgjidhin problemin e “miljes së fundit” të dërgimit të pakove nga nyjat (zonat) e transportit deri në shtëpitë e njerëzve.
Kompani teknologjike si Google dhe Amazon kërkojnë që ta zgjidhin këtë çështje duke përdorur dronë, por deri më tani kjo gjë nuk është e lejuar pasi shteti amerikan e ka të ndaluar përdorimin e dronëve për qëllime fitimi. Heinla dhe Friis thonë se robotët janë zgjidhje më e lirë dhe më e sigurtë.
“Ata udhëtojnë me një shpejtësi prej 4 milje në orë,” thotë Heinla. “Udhëtojnë mbi trotuare duke mos krijuar problem mbi trafikun njerëzor.”
Robotët mund të identifikojnë pengesat, të ndryshojnë shpejtësinë dhe mund të ndërpresin kalimin nga ana tjetër e një rruge, thotë kompania. Pajisjet robotike janë të pajisura me mikrofonë dhe spikerë, kështu mund të flasin me njerëzit që takojnë. Ata janë projektuar më tepër për zona periferike dhe jo për rrugë që kanë shumë trafik.
Kompania thotë se robotët përdorin teknologji të njëjtë me atë të makinave me vetëdrejtim, por kushtojnë më pak për t’u ndërtuar.
Konsumatorët do mund të kenë akses te këto pajisje për të marrë pakot ose ushqimet nëpërmjet një aplikacioni nga smartphone-i. Robotë të tillë janë të pajisur me një gjurmues GPS dhe me siguresë për të parandaluar grabitjet.
Heinla thotë se robotët me bateri kanë nevojë për më pak energji se pjesa më e madhe e llambave elektrike dhe janë të aftë të shpërndajnë brenda 5-30 minutave dërgesa ekuivalente sa dy qese me ushqime nga marketi, 10 deri në 15 herë më lirë se alternativat aktuale të shpërndarjes së dërgesave.
“Ne duam të bëjmë për shpërndarësit lokalë atë që bëri Skype për telekomunikacionin,” ka thënë Heinla lidhur me projektin.
Starship Technologies po planifikon ta lançojë shërbimin pilot në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera përgjatë 2016-ës, dhe brenda vitit 2017-ës kërkon të nxjerrë fitime. Vetëm se kompanisë do t’i duhet të studiojë edhe rregullat që lidhen me përdorimin e robotikës pasi në shtete të ndryshme të SHBA-ve variojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.