Pse po vonohet kaq shumë Apple për të zhvilluar inteligjencën arti... - Business Magazine Albania

Pse po vonohet kaq shumë Apple për të zhvilluar inteligjencën artificiale?

Në qershorin e kaluar, Apple premtoi një “epokë të re” me një Siri të rilindur, një asistent virtual që do të dinte të lexonte emailet, të koordinonte mesazhet dhe të rezervonte darkën pasi të kontrollonte orarin e fluturimit. Një Siri që më në fund do të kuptonte njeriun. Por… vizioni është ende më shumë ëndërr sesa realitet.

Lexo gjithashtu: Risia e Audi – Hapni dhe mbyllni dyert me iPhone ose Apple Watch!

Në fillim të marsit, Apple zyrtarisht shtyu për një tjetër vit përditësimin e shumëpritur të Sirit që do e bënte më inteligjent dhe më të ndërveprueshëm me të dhënat personale. Një lëvizje që ndezi alarmin në zyrat e Apple dhe shtoi dyshimet se kompania mund të jetë duke humbur terren në garën globale për AI.

Në një botë ku inteligjenca artificiale po konsiderohet “revolucioni i radhës i internetit”, Apple ndodhet në një moment delikat, me presionin për të sjellë diçka më shumë sesa një iPhone të ri çdo shtator.

Lexo gjithashtu: Apple po planifikon të ndërtojë një iPhone pa asnjë portë karikimi

Siri që s’po flet siç duhet

Shkaku i shtyrjes? Teknologjia thjesht nuk është gati. Një zëdhënëse e Apple tha se “do të na duhet më shumë kohë nga sa kishim menduar.” Ndërkohë, konkurrentët nuk po presin, Google me Gemini, Amazon me Alexa+ dhe Samsung me funksione të reja të personalizuara po e ngushtojnë rrethin rreth Apple.

Në fakt, drejtuesi i departamentit të Sirit në Apple e ka quajtur këtë vonesë “të shëmtuar” dhe “të turpshme”, sipas Bloomberg. Për një kompani që është mësuar të jetë një hap përpara, ky është një realitet i ri.

Lexo gjithashtu: iPhone-i i parë me ekran të palosshëm nga Apple mund të lançohet deri në 2026 dhe do kushtojë rreth $2,500

Nga Kina, me telashe

Problemet nuk ndalen me Sirin. Shitjet në Kinë ranë me 11% vit pas viti dhe pjesë të konsiderueshme të zinxhirit të prodhimit ndodhen në një territor gjithnjë e më të pasigurt për shkak të tarifave tregtare. Ndërkohë, aksionet e Apple kanë rënë me rreth 12% këtë vit, duke shkaktuar shqetësime në Wall Street.

Gjithsesi, analistët ende nuk shpallin alarm për fundin e Apple. Me një bazë përdoruesish që është e pakrahasueshme dhe një iPhone që mbetet “mjet jetik”, Apple ka ende një avantazh të qartë.

“Smartfoni është kthyer në një produkt bazë për konsumatorët. Dhe aty Apple është mbret,” thotë Barton Crockett nga Rosenblatt Securities.

A do ta fitojë Apple garën për AI?

Historikisht, Apple nuk është parë si inovatori më i shpejtë, por si kompania që rafinon më mirë se të gjithë. Kur të tjerët garojnë për të dalë të parët, Apple pret, mëson dhe sjell një version që thjesht “funksionon”. Por në kohën e AI, pritja mund të ketë kosto.

Ndërkohë që gjigandët e tjerë teknologjikë prezantojnë veçori të reja çdo muaj, Apple po përgatit një version të ri të Siri-t, që sipas premtimeve do të jetë më personal, më i zgjuar dhe më bashkëpunues. Po pse po vonohet? Sepse një dështim i AI mund të jetë katastrofik për reputacionin e Apple. Mjafton të kujtojmë gafat e Google dhe Meta për të kuptuar pse Apple po ecën me kujdes.

Dhe çfarë vjen më pas?

Edhe pse iPhone mbetet pjesa më e rëndësishme e biznesit të Apple, pyetja e madhe është: Cili është hapi tjetër? Tregu kërkon një produkt të ri që të ndezë emocionin, një lloj “iPhone moment” për epokën e AI. Dhe ende, Apple nuk e ka dhënë këtë surprizë.

Megjithatë, raportimet sugjerojnë se këtë vit mund të vijë një iPhone më i hollë, ndoshta për të ringjallur njëfarë magjie të vjetër. Në sfond, ndërtohet ngadalë “Apple Intelligence”, tentativa për të ndërtuar një Siri që më në fund na kupton.

Nëse do t’ia dalë? Koha do ta tregojë. Por një gjë është e sigurt, për herë të parë pas shumë kohësh, Apple duket se nuk është më vetë loja, është thjesht një lojtar mes shumë të tjerëve. Dhe për një kompani që zakonisht shkruan rregullat e lojës, kjo është një sfidë e re.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0