Nga ky moment mund të hapni dhe mbyllni makinën tuaj me një i.... - Business Magazine Albania

Risia e Audi – Hapni dhe mbyllni dyert me iPhone ose Apple Watch!

Audi ka bërë hapin e shumëpritur drejt inovacionit duke sjellë Apple Car Key, por jo për të gjithë modelet. Aktualisht, vetëm A6 Avant e-tron do të ketë këtë funksionalitet. Ky moment sjell modelin e parë të markës gjermane që mbështet hapjen dhe mbylljen e makinës përmes një iPhone ose Apple Watch.

Ky zhvillim vjen pas disa vitesh mungesë të Audi-t në listën e markave që ofrojnë këtë veçori, si BMË, Mercedes-Benz, Hyundai Group dhe Lotus. Sipas raportimeve nga Mac4Ever dhe MacRumors, ekziston mundësia që edhe Porsche të adoptojë këtë teknologji në modelet e saj të ardhshme, duke qenë se ndan të njëjtën platformë elektrike PPE (Premium Platform Electric) me Audi.

Lexo gjithashtu: Nuk je programues? Aspak problem, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale mjafton të kesh idenë

Si funksionon Apple Car Key?

Apple prezantoi për herë të parë këtë veçori në 2022, duke e bërë të mundur hapjen e makinës përmes NFC. Çelësi dixhital ruhet në Apple Ëallet, dhe makina hapet automatikisht kur telefoni apo ora inteligjente afrohet pranë saj. Përdoruesit mund të aktivizojnë Face ID për më shumë siguri shtesë ose të përdorin Express Mode për një hapje më të shpejtë, pa pasur nevojë për autentikim.

Lexo gjithashtu: Misioni i parë në Mars nis vitin e ardhshëm!

Çfarë pritet në vazhdim?

Në tetor 2024, u zbulua se Apple po punonte për mbështetjen e Car Key edhe për Volvo dhe Polestar, por deri më tani këto marka nuk e kanë aktivizuar ende këtë funksionalitet. Megjithatë, duke parë që Audi tashmë ka bërë hapin e parë, është e mundur që Volvo dhe Polestar të jenë të ardhshmet që do ta implementojnë këtë teknologji.

Për ata që duan të kontrollojnë nëse makina e tyre mbështet Apple Car Key, Apple ka një listë të plotë të modeleve që përputhen, të afishuara në faqen kryesore. Modelet që e ofrojnë këtë veçori shënohen me një ikonë gri çelësi, duke e bërë më të lehtë identifikimin e tyre.

Ky është një hap i rëndësishëm për Audi-n, i cili jo vetëm që sjell një nivel të ri komoditeti për përdoruesit e iPhone, por gjithashtu tregon angazhimin e kompanisë për inovacionin dhe integrimin e teknologjisë së avancuar në automjetet e saj elektrike.

DigitalTrends

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0