Logical në mbështetje të grave sipërmarrëse në Women Startup Competition dhe Qendrës Kallz si organizatore - Business Magazine Albania

Logical në mbështetje të grave sipërmarrëse në Women Startup Competition dhe Qendrës Kallz si organizatore

Logical

Logical Albania, kompania që ofron zgjidhje softuerike në tregun shqiptar prej 12 vitesh, i ka kushtuar gjithmonë një vëmendje të veçantë rolit të vajzave, qoftë në role drejtuese qoftë në ato implementuese.

Gjatë takimit ata shprehen që: “54% e stafit janë vajza dhe përbëjnë 50% të roleve kyçe në kompani. Çdo ditë prezenca e tyre e bën punën më të bukur, më harmonike, më të saktë, më dinamike. Prania e vajzave sjell në atmosferën e përditshmërisë emocionet aq të nevojshme në çdo ambient. Ne kemi disa vite tashmë që investojmë në kauza të përgjegjësisë sociale, dhe një ndër këto kauza është që vajzat dhe gratë shqiptare të kenë hapësirat e duhura për të zhvilluar potencialin e tyre. Kjo është edhe arsyeja e këtij bashkëpunimi.”

Me një fokus të veçantë tek përgjegjësia sociale, rritja profesionale dhe trajtimi miqësor i punonjësve, në ditë të caktuara mund të gjeni në ambientet e tyre dhe fëmijë. Kur i pyesim se cila është arsyeja e kësaj, Gentian-i përgjigjet: “Gruaja, përveçse një profesioniste shumë e mirë ka dhe rolin shumë të shenjtë të të qenit nënë. Përveç mbështetjes që mundohemi tu japim që fazën e kalimit nga të qenit pa fëmijë në të bërit nënë, i shtyjmë që ti sjellin fëmijët në zyrë që të shohin ambjentet ku punon mami kur i lë në çerdhe. Kjo  ndihmon për të parë dhe një dimension më njerëzor përveç gruas në profesion. Mendojmë që e humanizon punën. Ne madje po organizojmë me burimet njerëzore ditën kur punonjësit që janë bërë prindër të sjellin të gjithë fëmijët e tyre. Pikërisht për atë që përmendëm më lart.”

Z. Gentian Gjiknuri, sipërmarrës, drejtues i Logical,  tregon se kompania zhvillon disa politika dhe merr disa nisma që shkojnë në drejtimin e fuqizimit të gruas, si një rol i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe rritjen e suksesshme të sipërmarrjes.

“Krahas politikave sociale miqësore që zhvillojmë brenda kompanisë, ne synojmë të investojmë shumë në rritje dhe të fuqizojmë potencialet e reja. Kemi qenë pjesë e shumë panaireve të punës për të zbuluar talentet dhe kemi marrë pjesë në shumë programe zhvillimi, që nxisin investimet, inovacionin dhe fuqizimin e gruas”.

Ndër angazhimet aktuale të kompanisë është mbështetja e qendrës Kallz për zhvillimin e programit të trajnimeve të mbi 50 startup-eve drejtuar nga gra dhe vajza. Pas trajnimeve, 10 nga këto startup-e do të marrin pjesë në konkursin shqiptar të Women Startup Competition, i cili zhvillohet nga qendra Kallz.

 “Ne jemi entuziastë në mbështetjen e këtij programi, duke parë së pari nevojën e lartë të grave dhe vajzave, për t’u pajisur me më shumë njohuri në fushën e biznesit dhe për t’u treguar atyre se nuk janë vetem në këtë rrugëtim”, tha Z. Gjiknuri.

Logical Albania është shtëpia e softuerëve për bizneset. Kompania ofron zgjidhje biznesi që nga tetori i vitit 2012 dhe sot ka mbi 900 klientë, të cilët operojnë në mbi 2500 pika shitjeje në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Logical u shërben bizneseve që operojnë në industrinë e shitjes me pakicë, mikpritjen dhe logjistikën, duke integruar zgjidhjet softuerike me sistemet financiare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0