Liria në botë/ Raporti i Freedom House: Rajoni në listën e vendeve pjesërisht të lira - Business Magazine Albania

Liria në botë/ Raporti i Freedom House: Rajoni në listën e vendeve pjesërisht të lira

Rënia e lirisë globale, shkelja e lirisë së shprehjes dhe lufta për liri janë disa prej pikave kyçe që renditen në raportin e Organizatës Freedom House. Liria në botë, sikurse theksohet në raport, ka shënuar rënie për të 17-in vit me radhë.

Dhe një ndikim kryesor në këtë gjë, e luan lufta e Rusisë në Ukrainë, që siç nënvizon raporti “çoi në mizori shkatërruese të të drejtave të njeriut në Ukrainë”.

Grushtet e shtetit dhe përpjekjet e tjera për të minuar qeverinë përfaqësuese destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin. Grushtet e shtetit të viteve të mëparshme dhe represioni i vazhdueshëm vazhduan të pakësojnë liritë themelore në Guinea dhe të kufizojnë ato në Turqi, Myanmar dhe Tajlandë, ndër të tjera”, thuhet në raport.

Duke u ndalur kryesisht te liria globale, duke përfshirë lirinë e shprehjes, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të drejta politike, liri fetare, liri të tubimit, etj., Freedom Houese rendit 84 vende të botës, në kategorinë e vendeve të lira, 54 pjesërisht të lira dhe 57 në vendet jo të lira.

Në mesin e 54 vendeve pjesërisht të lira, nga 195 vende në total për të cilat flet raporti, organizata rendit vendet e rajonit, Shqipërinë, Kosovës, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo e fundit, sikurse nënvizohet në raport,  konfirmoi në pushtet liderët nacionalistë të rrënjosur joliberalë.

Lufta për demokraci mund t’i afrohet një pike kthese, nënvizon raporti. Hendeku mes numrit të vendeve që regjistruan përmirësime të përgjithshme në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme për vitin 2022, ishte më i ngushti që ka qenë ndonjëherë gjatë 17 viteve të përkeqësimit global. Sipas Freedom House, 34 vende bënë përmirësime dhe numri i vendeve në rënie, në 35, ishte më i vogli i regjistruar që nga fillimi i modelit negativ.

Po ashtu, në raport thuhet se shkelja e lirisë së shprehjes ka qenë prej kohësh një shtytës kryesor i rënies demokratike globale. Në raport, theksohet se në 157 vende dhe territore gjatë 2022, liria e medias u vu në presion.

Rezultatet për një tregues të lidhur me lirinë e shprehjes personale kanë rënë gjithashtu gjatë viteve në mes të pushtimeve më të mëdha të privatësisë, ngacmimeve dhe frikësimi dhe stimujt për të vetëcensuruar si në internet ashtu edhe jashtë saj”, thuhet në raport. freedomhouse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0