Line bashkohet në lojën e Snapchat me postimet, që zgjasin vetëm 24 orë - Business Magazine Albania

Line bashkohet në lojën e Snapchat me postimet, që zgjasin vetëm 24 orë


Duket se të gjithë duan të jenë Snapchat këto ditë.

Messenger-i Japonez Line, i cili është jashtëzakonisht popullor në Azinë Juglindore, sapo njoftoi përditësimin e ardhshëm që do të përfshijë mesazhet që zhduken pas 24 orësh.

Përditësimi, i cili do të vijë më parë në Android pastai në iOS në ditët e ardhshme, do të lejojë që të shënoni një post në faqen tuaj për vetë-shkatërrim.

1

Kjo do të thotë që ju mund të zgjidhni ose për të bërë një postim të qëndrojë, ose të zhduket pas 24 orësh, duke klikuar ikonën e orës ngjitur me “post.”

Timeline-i i Line është i ngjashëm me të Facebook dhe Instagram-it. Messenger-i Aziatik WeChat gjithashtu ka të njëjtin funksion timeline, duke lejuar që të bëjë detyrën e dyfishtë si një rrjet social, si dhe aplikacion mesazhesh.

2Afati i “skadimit” të postimeve për 24 orë është e lidhur me Snapchat, pasi ajo debutoi një funksion të quajtur Stories.

Në atë kohë, kjo ishte një mënyrë për të shtuar jetëgjatësinë në postet e vetë-shkatërrimit që përdoruesit do t’i dërgonin me njëri-tjetrin, në krahasim me mënyrën si Facebook, Instagram – dhe tani Line – janë duke e përdorur atë për të shtuar një kontakt të ephemerality të posteve të rregullta .
 
Ephemerality-Zgjat vetëm në një ditë

 

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0