Ligj i ri për produktet Bio; Ja çfarë ndodh për ata që i shkelin - Business Magazine Albania

Ligj i ri për produktet Bio; Ja çfarë ndodh për ata që i shkelin


Produktet bujqësore të cilësisë së lartë, ose siç njihen ndryshe si Bio, do të mund të mbrohen me një ligj të ri të veçantë. Në Kuvend tashmë ka mbërritur drafti final i hartuar nga Ministria e Bujqësisë, i cili është një përmirësim i atij aktual, që është në fuqi dhe që daton në vitin 2004.

Qëllimi i këtij projektligji ka të bëjë me vendosjen e një sistemi menaxhimi të qëndrueshëm të bujqësisë.

Etiketat e produkteve bio do të shoqërohen me emërtimin “bio”, “biologjik” ose “eko”.

Ndërsa, për produktet e përpunuara, kushti që të konsiderohen biologjike është që të paktën 95% e peshës së përbërësve të tij me prejardhje bujqësore të jenë biologjikë.

Projektligji përcakton edhe përmbatjen që duhet të ketë etiketimi i një produkti bio, në të duhet të cilësohet qartë se kemi të bëjmë me “bujqësi shqiptare”, kur lënda e parë bujqësore është kultivuar në Shqipëri dhe me “Bujqësi joshqiptare”, kur lënda e parë bujqësore është kultivuar në vende të tjera.

Projektligji ka një pjesë të dedikuar edhe për sanksionet që operatorët privatë të këtij tregu mund të marrin nëse shkelin rregullat :

“a) Kur në prodhimin biologjik përdoren produkte dhe substanca që nuk përfshihen në listën e përcaktuar në nenin 16, të këtij ligji, produkti nuk certifikohet si biologjik;

  1. b) Në rast konstatimi të kontaminimit të produktit, sipas përcaktimit të bërë në shkronjën “nj”, të nenit 3, produkti nuk certifikohet si biologjik;
  2. c) Në rastin e gjetjes së një mashtrimi nga operatori, trupa e kontrollit i heq certifikatën operatorit.

ç) Në rast se operatori përsërit mbi dy herë shkeljet, të cilat cenojnë statusin biologjik të produktit, operatori decertifikohet dhe nuk ka të drejtë aplikimi për një periudhë 12-mujore, nga data e decertifikimit.

Çfarë ndryshon me projektligjin e ri

Drafti i ri ka disa përparësi ndaj atij ekzsistues, që janë:

– Përcakton në mënyrë më të qartë objektivat, parimet dhe rregullat e zbatueshme për prodhimin biologjik, në mënyrë që të sigurohet transparenca dhe besimi i konsumatorit dhe një perceptim i harmonizuar i konceptit të prodhimit biologjik;

– Krijon një kuadër të përgjithshëm dhe të detajuar rregullash për prodhimin biologjik, në lidhje me prodhimin bimor, blegtoral, akuakulturës, algave të detit; rregullat për kalimin drejt prodhimit biologjik si dhe rregullat për prodhimin e ushqimit të përpunuar, përfshirë ushqimin për kafshë si dhe majatë biologjike;

– Përcakton produktet dhe substancat që lejohen të përdoren në prodhimin biologjik;

– Përcakton metodat që duhet të përdoren në bujqësinë biologjike dhe në përpunimin e ushqimit biologjik;

– Ndalon përdorimin e organizmave të modifikuar gjenetikisht (OMGJ-të) dhe produkteve të prodhuara me apo nga OMGJ-të në bujqësinë biologjike apo në përpunimin e produkteve biologjike;

– Përcakton rregullat e përgjithshme dhe të veçanta për etiketimin e produkteve biologjike si dhe logon kombëtare;

– Përcakton sistemin e kontrollit për prodhimin biologjik dhe përcakton autoritetet përgjegjëse për kontrollin në çdo hallkë të prodhimit biologjik,si dhe rregullat e veçanta për kryerjen e kontrollit biologjik;

– Ngre sistemin e informacionit për prodhimin biologjik;

– Siguron përshtatshmërinë për zbatimin e rregullave të prodhimit, sipas kushteve lokale klimatike ose gjeografike, praktikave specifike të mbarështimit dhe fazave të zhvillimit;

– Përcakton rregullat për importin e produkteve biologjike nga vendet e tjera.

 

 

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0