Leximi është një pasuri që kultivohet që i vogël - Business Magazine Albania

Leximi është një pasuri që kultivohet që i vogël


T’i lexosh një libër një fëmije, apo t’i kultivosh atij dashurinë për librin do të thotë që po investon për të ardhmen e tij. Ndoshta ky është investimi më i mirë që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë ne si prindër apo edukatorët dhe mësuesit në kopshte dhe shkolla.

Në kopshtin “Princi i Lumtur” dashuria për librin kultivohet që nga periudha e çerdhes e deri në momentin që fëmijët shkojnë në shkollë. Këto ditë fëmijët e këtij kopshti ishin vizitorët më të bukur e më të vegjël në një bibliotekë!

 

Edlina Bano Losha, drejtoresha e këtij kopshti, i cili zhvillon aktivitete të shumta edukative thotë, që është detyra jonë që fëmijët të kthejnë sytë nga librat. Investimi më i madh për ta është që ne të rriturit t’ju kultivojmë atyre dashurinë për librin!”

Kështu që, frekuentimi i një biblioteke është një nga të shumtat objektiva që drejtuesja ka vënë si qëllim për të zbatuar! Një muaj më parë fëmijët e këtij kopshti mblodhën libra për t’i vendosur në shtëpizat- bibliotekë të vendosura në qendër të Tiranës! “ Të dhurojmë një libër, të shtojmë dije”,  ishte motoja!

Lexo: Edlina Bano Losha: Ja pse fëmijët duhet të shkojnë në kopshte edhe kur bie tërmet

Kësaj radhe fëmijët e kopshtit “Princi i Lumtur” jo vetëm që ishin në bibliotekë  dhe u njohën me rregullat e saj, u prezantuan me sallat e saj dhe historikun, me librat e rrallë që kishte aty, por ata gjithashtu takuan nga afër edhe disa autorë të librave për fëmijë, të cilët u lexuan atyre përralla! “- Në ditët në vijim, cdo mëngjes, teksa sillnin fëmijët në kopësht, prindërit sillnin të entuziazmuar edhe mbresat e tyre nga vizitat në bibliotekë! Ishte një javë ripërtëritëse që duhet bërë më shpesh- thote Eda.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0