Letër vajzës…nga Mark Zuckerberg

Letër vajzës…nga Mark Zuckerberg


Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan bëhen prindër të një vajze. Pavarësisht se i kanë uruar mirëseardhjen në jetë vajzës së tyre javën e kaluar, lajmi është bërë publik vetëm të Martën në faqen e Facebook të Zuckerberg.

Në mes të gëzimit të mbërritjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, të cilën e kanë quajtur Max, Mark Zuckerberg ka deklaruar se 99% e aksioneve të Facebook do të shkojnë për bamirësi. Mesa duket ardhja në jetë e vajzës së tyre, Max, i ka bërë prindërit e rinj të “ndjeshëm” ndaj kauzave sociale si mirëqenia e fëmijëve nëpër botë. Në një letër “drejtuar” Max-it, ai shkruan:

“E dashur Max,

Nëna jote dhe unë nuk kemi ende fjalë për të përshkruar shpresat që na jep ti për të ardhmen. Jeta jote ‘e re’ është kaq shumë premtuese, dhe ne shpresojmë që ti do të jesh e lumtur dhe e shëndetshme për ta eksploruar atë në të gjitha mënyrat. Që tani na ke dhënë arsye për të reflektuar mbi botën që dëshirojmë për ty në një të ardhme.

Si çdo prind, ne duam që të rritesh në një botë më të mirë se kjo e sotmja.

Ndërsa kryefjala e çështjeve sot në botë, fokusohet mbi të këqijat e saj, ajo sot po përmirësohet. Njerëzit po bëhen më të shëndetshëm. Varfëria po zvogëlohet. Njohuritë po rriten. Njerëzit po krijojnë gjithmonë e më shumë lidhje mes tyre. Progresi teknologjik i ditëve të sotme do të thote se jeta jote do të jetë ndjeshmërisht më e lehtë se ajo e jona sot.

Ne do të bëjmë pjesën që na takon për ta bërë këtë realitet, jo vetëm për shkak të dashurisë që kemi për ty, por edhe për shkak të përgjegjësisë morale ndaj të gjithë fëmijëve të brezit të ardhshëm.”

Këto kanë qenë disa nga fjalët e letrës së Zuckerberg drejtuar së bijës, Max. Ai ka thënë se do të dhurojë për bamirësi pasurinë e tij “Iniciativës së Chan Zuckerberg”, pasi çifti Zuckerberg dëshiron një botë më të mirë për vajzën e tyre. Vlera korrente e pjesës së pasurisë së Facebook, e cila do të dhurohet vlerësohet të jetë rreth 45 miliardë $ (30 miliarde £).

Në letrën e tij Mark Zuckerberg përmend se Iniciativa e Chan Zuckerberg është “të avancojë potencialet e njerëzimit dhe të promovojë barazinë për gjeneratën e ardhshme të fëmijëve”.

Mund të lexoni edhe artikullin: Jeta e mrekullueshme e Mark Zuckerberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0