Me 5 janar, hyn në fuqi regjimi i ri i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve, si dhe zgjerohet orari I mbajtjes hapur të aktiviteteve. Dëri me 4 Janar, qarkullimi dhe baret e restorantet lejoheshin deri në oren 20:30. Ndërsa nisur nga sot hyjnë në fuqi normat e mëparshme që mundëosjnë qarkullimin deri në oren 22:00.
Krahas qarkullimit të personave, kohëzgjatja shtrihet edhe për baret e restorantet.
Kufizimi u vendos vigjilje të Krishtlindjeve, 24 Dhjetor dhe zgjati deri me 4 Janar. Objektivi sipas Komitetit të Ekspertëve ishte të frenohet përhapja e pandemisë dhe më saktë. Ky vendim synoi të shmangë grumbullimet për festime në prag të festive.
Lexo: Covid-19 i ndryshuar dhe ‘izolimi’ i britanikëve
Kufizimi që nistë në 20:30 zgjaste deri në orën 6:00 të mëngjesit. Brenda kësaj fashe orare mund të lëvizej vetëm nëse merrej leje te eAlbania për arsye specifike.
Ditët e fundit, raportet e ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se ka një ulje të theksuar të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto