Kushton zero dollarë, aktorja Gwyneth Paltrow ofron bujtinën e saj për qëndrime njëditore - Business Magazine Albania

Kushton zero dollarë, aktorja Gwyneth Paltrow ofron bujtinën e saj për qëndrime njëditore

Jeta e personazheve të famshme na josh jo pak dhe na bën të ëndërrojmë që të përjetojmë eksperiencën e tyre qoftë edhe për një ditë. E po tashmë, fansat e aktores Gwyneth Paltrow do ta kenë këtë mundësi.

Vetëm për një natë, aktorja fituese e çmimit Oskarit dhe themeluesja e kompanisë për shëndetin dhe stilin e jetës “Goop”, po vendos bujtinën e saj në Kaliforni në Airbnb, falas.

Airbnb është një kompani amerikane që operon në internet, ku njerëzit mund të gjejnë shtëpi për qëndrime afatshkurtra dhe afatgjata.

Bujtina e Paltrow do të jepet për banim më datën 9 shtator, ndërsa rezervimet nisin nga 15 gushti.

Shtëpia në Montecito është streha ime për pushim dhe qartësi mendore. Shkoj atje për t’u rimbushur, për të ëndërruar për atë që po ndërtojmë në Goop dhe për t’u rilidhur me familjen dhe miqtë e mi të çmuar“, thotë aktorja.

Paltrow do të jetë aty për të përshëndetur mysafirët e saj pas mbërritjes për qëndrim./ CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0