Kush na motivon dhe si na motivojnë?

Kush na motivon dhe si na motivojnë?


Njerëzit motivues janë njerëzit më të domosdoshëm nga të cilët duhet të rrethohemi qoftë në shoqëri, qoftë në ambientin e punës. Motivimi është ajo ç’ka ka nevojë çdonjëri prej nesh pavarësisht sa i formuar është apo ndihet. Secili motivon sipas mënyrës së tij dhe efektet domodoshmërisht janë të ndryshme. Më poshtë ju sjellim në vëmendje disa modele të suksesshme motivimi.

Konsulente biznesi, folëse motivuese, trajnere. Elda Gjoka prej më se dhjetë vitesh frymëzon sipërmarrës, punonjës të kompanive, e jeton me fitoret e sukseset e klientëve të saj. Suksesi, i saj është suksesi i arritur nga kompanitë apo organizatatat që këshillon.
Sipas saj, të tillë klientë kultivojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë dhe për sa kohë shohin që në mënyrë gjenuine ndjek me vëmendje nevojat e tyre ata çmojnë këshillat e tua, besojnë tek ty, këshillohen dhe kutivohen mundësi bashkëpunimi afatgjata. Të fokusohesh, të godasësh në shenjë çështjen, situatën, të shikosh alternativat që duhet të përjashtosh, të pranosh realitetin ku po vepron dhe të përcaktosh kufizimet që ke të bazuara në to dhe të kuptosh ku duhet të gjesh jo kufizime’’. Këto janë këshilla që Elda i aplikon dhe nxit në të njëjtën mënyrë klientët e saj. Ata të cilët duan një zhvillim të qëndrueshëm.

Lexo:  Motivimi i Elda Gjokës. Folësja motivuese bëhet pjesë e librit “Les Brown ndryshoi jetën time

Donilda Shurbi është diplomuar për Financë në Fakultetin e Ekonomisë. Gjithmonë  ka refuzuar të punësohet pas programeve, pasi të ardhmen e saj e shikon si një sipërmarrëse dhe jo si një punonjëse. Donilda është një vajzë e re në moshë, por kjo nuk e ka penguar të jetë bashkëthemeluese dhe drejtuese e disa sipërmarrjeve. Sot ajo aplikon të gjitha njohuritë që ka për botën e startup-eve në dy biznese, StartxLondon dhe FareImpresa. StartX London, është një platformë inovative për studentët shqiptarë dhe të huaj që mbarojnë një universitet jashtë vendit dhe aspirojnë të bëhen sipërmarrës në vendin ku janë diplomuar. Ndërsa Fare Impresa, një ide e përbashkët me Egli Haxhiraj, është portali i kompanive italiane në Shqipëri. Një studio ligjore dhe tregtare që ofron zgjidhje duke vënë në dispozicion të dhënat e nevojshme për investimin tuaj.

Lexo:  E re dhe me energji! Donilda Shurbi flet për motivimin

Ndonëse i ri në moshë dhe jeton në një qytet të pa zhvilluar ekonomikisht, ai vazhdimisht përpiqet të bëjë më të mirën e mundshme për të rinjtë e Dibrës. Ka studiuar për psikologji në Universitetin “Aleksandër Moisiu” me studimet master në “Punë Sociale” dhe është angazhuar shumë në fushën e medias dhe të organizatave të ndryshme. Ndryshe nga të rinjtë që pasi mbarojnë studimet gjejnë një punë apo filojnë jetën në qytetet ku studiojnë, Samet Zagradi ka bërë të kundërtën. U kthye në Dibër me një mision të veçantë, të motivojë të rinjtë e vendit të tij. Shpesh bëhet pjesë e fushatave nëpër shkolla, ku mundohet të spikasë talentet e reja dhe më pas promovon ato në portalin e tij. Kryesisht punën si motivues mundohet t’a bëjë nëpër shkolla në oraret e tyre të lira, por nuk janë të pakëta rastet kur ai del në terren me ta dhe shkëmben eksperiencat e tij duke i nxitur për të vazhduar më tej.

Lexo:  Sameti, djali që po i përkushtohet motivimit në Dibër

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0