Kush është miliarderi, i cili dhuron kompaninë e tij për bamirësi - Business Magazine Albania

Kush është miliarderi, i cili dhuron kompaninë e tij për bamirësi

Miliarderi dhuron kompaninë e tij për bamirësi

Themeluesi miliarder i Petagonia, (kompani për veshjet në natyrë), Yvon Chouinard, ka deklaruar se ia ka dhuruar kompaninë e tij një fondi bamirësie. Chouinard u shpreh se sipas një strukture të re pronësie, çdo fitim që nuk riinvestohet për kompaninë, do të shkonte për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Në varësi të ecurisë së kompanisë, do të arrijë deri në rreth 100 milionë dollarë në vit”, tha ai.

Petagonia ka pika shitjesh me pakicë në mbi 10 vende të botës. E themeluar në vitin 1973, të ardhurat e saj të vlerësuara ishin 1.5 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa pasuria neto e zotit Chouinard mendohet të jetë 1.2 miliardë dollarë.

“Megjithë, pafundësinë e saj, burimet e Tokës nuk janë të pafundme dhe është e qartë se ne i kemi tejkaluar kufijtë e saj. Në vend që të nxjerrim vlerë nga natyra dhe ta transformojmë atë në pasuri, ne po përdorim pasurinë që Patagonia krijon për të mbrojtur natyrën. Çdo vit paratë që fitojmë pas riinvestimit në biznes do të shpërndahen për të ndihmuar në luftimin e krizës në natyrë”, tha sipërmarrësi për vendimin e tij për heqjen dorë nga pronësia.

Lexo më tepër: Nis në Tiranë Festivali Digital Nomad

Chouinard nuk është sipërmarrësi i parë që dhuron pasuri. Vitin e kaluar, shefi i Hut Group, i cili zotëron një sërë markash të bukurisë dhe ushqimit në internet, dhuroi 100 milionë funte për një fondacion bamirësie.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0