Kur të gjithë e kritikojnë, konkurenti i tij ka një këshillë për Elon Musk

Kur të gjithë e kritikojnë, konkurenti i tij ka një këshillë për Elon Musk


Gjumë dhe më pak Twitter.

Richard Branson ka një këshillë për Elon Musk, si miliarderi miliarderit: “Qetësoi motorrët.”

Ka qenë një muaj jo fort i mirë ky për CEO-n e Tesla.

Dy miliarderë janë mbyllur në një garë hapësinore së bashku me drejtorin ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos, por kjo nuk e ndalon Branson, themeluesin e Virgin Group, të ndajë disa fjalë miqësore dhe inkurajuese për Musk.

“Ai duhet të gjejë kohë për veten dhe ai duhet të gjejë kohë për shëndetin dhe për familjen e tij”, tha Branson për CNBC. “Ai është një person i mrekullueshëm krijues, por nuk duhet të flerë kaq pak.”

Branson shtoi se Musk “duhet të mësojë artin e delegimit” dhe duhet të punojë për “të gjetur një ekip fantastik njerëzish përreth tij.”

Ai pajtohet me këshillat e të tjerëve që i kanë thënë Muskut për të gjetur një oficer kryesor drejtues për operacionet e përditshme në Tesla. Por edhe nëse Musk vendos ta injorojë këtë sugjerim, Tesla do të duhet të gjejë një kryetar të ri për ta zëvendësuar atë, një kusht i zgjidhjes së tij me KSHZ-në. Al Gore është emëruar si një kandidat potencial.

Por fjalët dashamirëse të Branson nuk u ndalën aty. Ai gjithashtu i tha Muskut se duhet të ndalonte tweeting.

“Mos u ndje i detyruar të publikosh tweets dhe gjëra lidhur me aksionarët publik. Lërja lojën publike njerëzve që e pëlqejnë atë,” tha Branson. “Natyrisht që ai nuk e shijon, kështu që mund të përqendrohesh më shumë në anën kreative”.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0