Kur produkteve bio u jepet energji diellore

Kur produkteve bio u jepet energji diellore


Shija e produkteve në restorantin “Rapsodia” prek inovacionet e teknologjisë solare. Të zgjedhësh të minimizosh kostot për biznesin tend duke përdorur burime alternative energjitike si energjia diellore është një zgjidhje e bindshme për të lehtësuar barrën e shpenzimeve.

Alfred Marku, pronari dhe shefi i kuzhinës së restorantit “Rapsodia” në Lezhë është i bindur për këtë.  Në afërsi të restorantit, Alfredi ka ndërtuar edhe një baxho për përpunimin e qumështit për t’i shkuar dhe më tej idesë së tij  të “ushqimit bio me kilometer zero”. Në kushte normale kjo do të shtonte kostot e faturave të energjisë por jo në rastin e “Rapsodisë”. Në bashkëpunim me EuroElektrën, kompani e profilizuar në projektimin dhe zbatimin e impianteve fotovoltaikë, është realizuar baxhoja e parë në Shqipëri, e cila përdor energjitë e rinovueshme për prodhimin e produkteve të saj. Sipërfaqja prej 300 m2 e baxhos së qumështit  është mbuluar me “petkun” e teknologjisë së gjelbër, e cila gjeneron  rreth 50 kWp fuqi dhe përllogarit një kthim nga investimi, jo më shumë se 7 vite.

“Ka gjithmonë mënyra për të bashkëvepruar me natyrën dhe një ndër to është ndërthurja e asaj çfarë realisht kemi “dhuratë” prej saj siç janë: ditët me diell dhe toka e begatë me atë çfarë mund të bëjmë ne: prodhim energjie të pastër dhe produkte bio. “Jam i lumtur që arrita ta kthej çatinë e baxhos së “Rapsodisë” në hapësirën e parë rekreative në Shqipëri që gjeneron energji diellore për të prodhuar produkte që do shtojnë shijen e pjatave në restorantin tone” – shprehet Marku.

Lexo: “Bleta e artë 2015,” eventi gala i sipërmarrësve më të mirë të vitit

Panelet diellorë kanë nisur të përdoren edhe në fushën e agroturizmit. Mrizi i Zanave, përmes energjisë së prodhuar nga panelet bluan drithërat në mullirin e agroturizmit.

Lexo: Altin Prenga, mes pasionit e shpresës

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0