“Kumbari i AI” largohet nga Google: Inteligjenca Artificiale po rrezikon njerëzimin - Business Magazine Albania

“Kumbari i AI” largohet nga Google: Inteligjenca Artificiale po rrezikon njerëzimin

Një studiues i shquar i inteligjencës artificiale i njohur si “Kumbari i AI” ka lënë punën në Google tani thotë se i vjen keq për ‘shpikjen’ që ka bërë kohët e fundit për shkak të rreziqeve që ajo paraqet për shoqërinë.

Dr. Geoffrey Hinton është një shkencëtar i njohur kompjuterave, i cili vlerësohet gjerësisht për hedhjen e themeleve të AI që përfundimisht dërgoi në krijimin e chatbot-eve të njohura si ChatGPT i OpenAI dhe sisteme të tjera të avancuara, raporton nypost

Burri 75-vjeçar i tha New York Times se u largua nga Google në mënyrë që të mund të flasë hapur për rreziqet e zhvillimit të pakufizuar të AI – duke përfshirë përhapjen e dezinformatave, trazirat në tregun e punës dhe mundësi të tjera.
Lexo:Si të tejkaloni ankthin e mëngjesit

“Ngushëlloj veten me justifikimin normal: nëse nuk do ta kisha bërë unë, dikush tjetër do ta bënte”, tha Hinton.

“Shikoni se si ishte pesë vjet më parë dhe si është tani”, shtoi Hinton, “Merre ndryshimin dhe përhape atë përpara. Kjo është e frikshme”.

Hinton ka frikë se AI vetëm do të bëhet më i rrezikshëm në të ardhmen me “aktorë të këqij” që potencialisht shfrytëzojnë sistemet e avancuara “për gjëra të këqija” që do të jenë të vështira për t’u parandaluar. nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0