Ku është më e rrezikshme të jesh shofer? - Business Magazine Albania

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer?

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer?

Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe studimi i tyre botëror “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, hetuan cilësinë e rrugëve, numrin e vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike në 60 nga vendet më të varura nga makinat në mbarë botën në një kërkim për të gjetur se ku është më e rrezikshme të jesh shofer.

Në këtë publikim gjejmë të renditur edhe Shqipërinë në vend të 36-të mes 60 vendeve të marra në analizë. Ky raport e ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në Shqipëri me 3.9 pikë, ku vlera 1 përfaqëson rrugët jashtëzakonisht të pazhvilluara, dhe vlera 7 do të thotë rrugë e gjerë dhe efikase ose ndër më të mirët në botë.

Një tregues tjetër që raporti analizon është edhe shkalla e vdekjeve nga aksidentet rrugore për 100,000 banorë, ku në Shqipëri rezulton të jetë rreth 15 fatalitete. Nga ana tjetër është vlerësuar gjithashtu edhe shkallja e vjedhje të automjeteve rrugore në raport me numrin e popullsisë, ku në vendin tonë janë vjedhur rreth 14 mjete për 100,000 banorë. Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet me shkallën më të ulët të vjedhjeve të automjeteve në raport me numrin e popullsisë.

Libani zuri vendin e parë si vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë shofer, me një shkallë të lartë të vdekjeve prej 22.6 të tilla për 100,000 banorë, kushte jashtëzakonisht të dobëta të cilësisë së rrugës dhe një shkallë vjedhjeje automjetesh motorike prej 179 vjedhjesh për 100,000 banorë.

Lexo edhe:Ligji i ri për turizmin, taksim edhe për apartamentet dhe vilat

Uruguai u zbulua si vendi i dytë më i rrezikshëm për të qenë shofer, dhe ndiqet nga Kolumbia, Kosta Rika dhe Greqia në vend të 5-të si ndër vendet më të rrezikshme për të qenë shofer. Ndër vendet e tjera të Europës që renditet mes 20 shtetet më të rrezikshme gjejmë Italinë në vend të 9-të, Letoninë, Çekinë dhe Bullgarinë.

Singapori dhe Zvicra renditen si vendet më pak të rrezikshme për të drejtuar një mjet rrugor. Këto vende janë vlerësuar për cilësi të mirë të rrugëve dhe shkallë të ulët të fataliteteve dhe vjedhjeve.

Në nivel rajoni Maqedonia e Veriut është pozicionuar në vend të 35,  ndërkohë Serbia është renditur në vend të 44.
most dangerous country to drive in world rank

GPS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0