Kryeministri: Administrata gjobë 3 muaj rrogë nëse shkon me makinë në punë

Kryeministri: Administrata gjobë 3 muaj rrogë nëse shkon me makinë në punë


Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, njoftoi disa masa të reja për administratën:

Lexo: Reduktohen oraret e lëvizjes së këmbësorëve. Pensionistët ftohen të telefonojnë për pensionin

  1. Nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, Bashkive e Prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë.

Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, apo të Prefekturave dhe Bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit.

  1. Nga nesër, të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të Administratës Qëndrore apo Vendore, që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.

Titullarët e të gjithë institucioneve në varësi, duhet të çojnë sot tek ministria apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve, që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë.

Të gjitha listat duhet t’i vihen në dispozicion jo më vonë se ora 23:00, Policisë së Shtetit.

  1. Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në Aktin Normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna.

“Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, por një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës”, u shpreh kryeministri.

Lexo: 15 pyetje rreth punës në distancë. Ja cilat janë përgjigjet

  1. Nga nesër, këmbësorëve që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e Republikës së Shqipërisë, si punonjës të Administratës Qëndrore apo Vendore, do t’u mbahet rroga për 3 muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht nga radhët.

“Populli nuk i paguan taksat, për t’u dhënë rroga, atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë, ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare”, e mbylli kështu kryeministri postimin e tij.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0