Reduktohen oraret e lëvizjes së këmbësorëve. Pensionistët ftohen të telefonojnë për pensionin

Reduktohen oraret e lëvizjes së këmbësorëve. Pensionistët ftohen të telefonojnë për pensionin


Masat për qytetarët sa vijnë e shtohen. Kryeministri Rama komunikoi në mediat sociale kufizimin e mëtejshëm të qarkullimit në rrugë, ndërsa Posta Shqiptare u kërkon pensionistëve të mos paraqiten në sportele, por të telefonojnë. 

Lexo: COVID-19, Shkon në 59 numri i të infektuarve në vend. Shënohet viktima e dytë

Sipas Kryeministrit Rama

  1. Nga nesër (e enjte) dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në oraret 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00.
  2. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve, me persona të tjerë në krah.
  3. Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihmë shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit.

Ndërkohë Posta Shqiptare njofton pensionistët që të mos paraqiten fizikisht në zyrën postare. Të dhënat e tyre personale, si: emër, mbiemër, numrin e kartës së identitetit, adresën e banimit, dhe numrin e telefonit, qytetarët e qarkut Tiranë mund t’i dërgojnë në numrat:

0683446821/ 0683446820/ 0683446818/ 0683446817

Të gjithë qytetarët mund të kontaktojnë çdo ditë nga ora 08:00-16:30.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0