Kosova dhe Shqipëria pjesë e garës më të madhe të fotografisë, WIKI LOVES MONUMENTS

Kosova dhe Shqipëria pjesë e garës më të madhe të fotografisë, WIKI LOVES MONUMENTS


Gjatë muajit shtator 2018, gara më e madhe e fotografisë në botë WIKI LOVES MONUMENTS do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.

Wiki Loves Monuments, e njohur nga Libri Guinness si gara më e madhe e fotografisë në botë, është konkursi ndërkombtar i fotografisë i cili mbahet çdo shtator, i organizuar nga Wikimedia dhe filialet lokale të çdo shteti pjesëmarrës. Qëllimi i kësaj gare është që të ftoj fotografët profesionist dhe amator të ngarkojnë me fotografi të monumenteve kulturore në Wikimedia Commons, të cilat nën licencën e lirë krijojnë një burim të madh informacioni për kulturën dhe historinë e vendit në internet.

Përgjatë gjithë muajit shtator, fotografët ftohen të ngarkojnë në Wikimedia Commons fotografitë të monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Fotografitë duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe të ngarkuara nga vetë autori. Përparësi do të kenë objektet jo mirë të mbuluara me fotografi në Wikimedia Commons dhe fotografitë me teknika të reja si pamje nga droni, panorama, pamjet e brendshme të objekteve etj.

Fotografitë e secilit vend do të vlerësohen nga juria profesionale, nga e cila 3 fotografitë më të mirat do marrin shpërblime, ndërsa 10 më të mirat do të nominohen për garën ndërkombtare të Wiki Loves Monuments bashkë me mbi 50 shtete.

Wiki Loves Monuments ka për qëllim pasurimin e Wikipedias, njëkohësisht internetit me informacion për trashigiminë kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë. Si një relikë e së kaluarës, trashëgimia zhvillohet nëpërmjet bashkëveprimit tonë me të, dhe si e tillë ka rol shumë të rëndsishëm për ndërtimin e së ardhmës. Trashëgimia kulturore ka vlerë të madhe për individët, komunitetin dhe shoqërinë që të mbrohet dhe të përcillet në mes gjeneratash.

Shqipëria, një vend me një trashëgimi kulturore të pasur, si dhe me një potencial të madh për zhvillim të turizimit, mund ta përdor të kaluarën e pasur kulturore duke e mbrojtur dhe promovuar atë, për të ndërtuar një të ardhme të zhvilluar.

Wiki Loves Monuments organizohet nga Grupi i Përdoruesve të Wikimedias në Gjuhën Shqipe dhe mbështetet nga Fondacioni Wikimedia, FLOSSK, IPKO Foundation dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Më shumë rreth garës:

*Wiki Loves Monuments Kosovë & Shqipëri
*WoALUG në Facebook
*Sesioni informues do të mbahen më 18 shtator online 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0