Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rënia vjetore e eksporteve prej 0,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,8 pikë %, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,9 pikë %, “Prodhime druri dhe letre” me -0,6 pikë %. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,1 pikë %, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +0,5 pikë %, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Rënia vjetore e importeve prej 5,0 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,8 pikë %, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë %, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,03 pikë %. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë %”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,9 pikë %, “Ushqim, pije, duhan” me +0,7 pikë %.
Në muajin Korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2015 janë: Italia me 1,9 %, Greqia me 23,9 % dhe Kina me 36,6 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Malta me 11,3 %, Kosova me 20,3 % dhe Gjermania me 5,3 %. Në muajin Korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2015 janë: Greqia me 18,3 %, Kina me 10,4 % dhe Gjermania me 1,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 6,9 %, Turqia me 17,1 % dhe Serbia me 24,5 %.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 70,5 % të gjithë tregtisë. Në Korrik 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 65,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,8 %), Greqia (7,3 %), Kina (6,5 %) dhe Gjermania (6,1 %).
Burimi: instat.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto