Kompania shqiptare që u vlerësua me çmimin "Best Buy nga ICERTIAS, Zvicër'' - Business Magazine Albania

Kompania shqiptare që u vlerësua me çmimin “Best Buy nga ICERTIAS, Zvicër”

Çertifikimet më me shumë reputacion dhe besueshmëri janë ato që bazohen plotësisht në përgjigjet e konsumatorëve.

E tillë është edhe organizata e kërkimit të tregut ICERTIAS, me bazë në Zvicër, e cila ka kryer një kërkim tregu në Shqipëri, duke pyetur konsumatorët për raportin më të mirë të Cilësisë dhe Çmimit për produktet e qumështit dhe kosit, dy produkte të pazëvëndësueshme të shportës. Kompania e vlerësuar është pikërisht Lufra!

Në fakt, për shumë lexues kjo nuk është aspak surprizë, pasi janë mësuar që kompania Lufra është gjithmonë e integruar me standartet evropiane përsa i përket cilësisë dhe sigurisë, përqafon inovacionin në kuadrin e teknologjisë, aspekteve të CSR apo metodologjinë e zhvillimit të punonjësve.

Ju ftojmë të lexoni raportin vjetor të kompanisë Lufra Foods për të mësuar mbi zhvillimet e kompanisë gjatë 2023, sfidat, arritjet dhe risitë në këtë LINK.

‘’Përtej investimeve për përmirësimin e cilësisë, Lufra ka hyrë në një epokë të re me inovacione në produkte dhe paketime. Çdo hap që kemi marrë është një dëshmi e përkushtimit tonë për ekselencë. Në raport mund të gjeni detaje mbi produktet që kemi sjellë për konsumatorin gjatë vitit.

Jo çdo gjë bëhet vetëm për biznesin – bëhet edhe për njerëzit tanë dhe komunitetin. Ne jemi krenarë për investimet tona në zhvillimin e punonjësve dhe në nismat tona sociale, duke u bërë më shumë se thjesht një kompani; bëhemi një familje.

Zëri i konsumatorëve tanë është bërë burim frymëzimi dhe udhëzues për ne. Ne jemi të përkushtuar të dëgjojmë dhe të përmirësojmë për të ofruar produkte dhe shërbime që plotësojnë nevojat e konsumatorëve, e së bashku t’i bëjmë produktet ‘’Made in Albania’’ të dashura në mbarë botën’’ – shprehen Z. Luis dhe Franc Ndreka.

Lexo Raportin e Plotë Vjetor të Kompanisë Lufra Foods në këtë LINK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0