Kompania Apple vlerësohet me 699 miliardë $ duke thyer rekord - Business Magazine Albania

Kompania Apple vlerësohet me 699 miliardë $ duke thyer rekord


Aksionet e Apple shënuan shifra rekord të Hënën nxitur nga optimizmi që karakteruzon industrinë për iPhone-in e ardhshëm.

Rreth 133 dollarë vlerësohej një aksion në bursën e New Yorkut, vlera më e lartë arritur ndonjëherë. Po atë ditë Apple vlerësohej me 699 miliardë $, si kompania me kapitalin më të lartë.

Ndjekësi më i afërt është Google me një vlerë prej 573 miliardë $. Analistët parashikojnë një rritje tjetër gjatë fundit të vitit ku vlera e aksioneve pritet të arrijë kufirin e 142 dollarëve.

Edhe pse iPhone 7 i prezantuar në Shtator nuk arriti të bindë shumicën e konsumatorëve për të kaluar në modelin më të fundit, shumë konsumatorë të rinj vendosën ta provojnë.

Këta përdorues të rinj do të thotë më shumë abonime në shërbimet e Apple si Music dhe iCloud. Në tre mujorin e fundit të ardhurat e gjeneruara nga shërbimet u rritën me 18% në 7.2 miliardë $.

Burimi: CIO Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0