Rreth 133 dollarë vlerësohej një aksion në bursën e New Yorkut, vlera më e lartë arritur ndonjëherë. Po atë ditë Apple vlerësohej me 699 miliardë $, si kompania me kapitalin më të lartë.
Ndjekësi më i afërt është Google me një vlerë prej 573 miliardë $. Analistët parashikojnë një rritje tjetër gjatë fundit të vitit ku vlera e aksioneve pritet të arrijë kufirin e 142 dollarëve.
Edhe pse iPhone 7 i prezantuar në Shtator nuk arriti të bindë shumicën e konsumatorëve për të kaluar në modelin më të fundit, shumë konsumatorë të rinj vendosën ta provojnë.
Këta përdorues të rinj do të thotë më shumë abonime në shërbimet e Apple si Music dhe iCloud. Në tre mujorin e fundit të ardhurat e gjeneruara nga shërbimet u rritën me 18% në 7.2 miliardë $.
Burimi: CIO Albanian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.