Bytes & Books u kthye me një takim të veçantë: këtë herë, libri nuk foli vetëm për ide, foli për treg, për komunikim, për mënyrën se si bizneset dhe njerëzit dalin fitimtarë në botën digjitale. Takimi i radhës i klubit të librit Bytes & Books u zhvillua më 26 Mars, me fokus te libri i ri i ekspertit të marketingut digjital Renato Civili, i titulluar “Strategjia Fituese”. Ky botim u prit si një nga përpjekjet e para serioze nga një autor shqiptar për të trajtuar marketingun digjital me thellësi, por edhe me gjuhë të qartë dhe të zbatueshme.
“Marketingu nuk duhet të jetë i ndërlikuar, duhet të jetë i qartë, strategjik dhe i orientuar drejt rezultateve.” – Renato Civili, Strategjia Fituese
Çfarë solli ky takim?
Në vend që marketingu të shihet si një proces i ndërlikuar dhe i pakapshëm, Civili solli një qasje të strukturuar me hapa konkretë: si të identifikosh klientin ideal, si të ndërtosh komunikim që konverton, si të përdorësh mjetet e reja digjitale, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për të fituar vëmendjen e audiencës dhe për të rritur shitjet.
Libri nuk iu drejtua vetëm marketerëve. U shkrua për sipërmarrësin që dëshiron të kuptojë pse fushata e tij nuk funksionon, për menaxherin që kërkon strategji të qëndrueshme rritjeje, dhe për profesionistin e pavarur që ndërton brendin e tij personal.
Lexo edhe:Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Gjenitë e Biznesit” të Adrian Civicit
Temat kryesore të diskutuara
Takimi i Bytes & Books ishte më shumë se një prezantim libri. U kthye në një hapësirë reflektimi mbi sfidat reale të marketingut, ato që bizneset shqiptare i njohin mirë: si të komunikosh kur vëmendja e audiencës është gjithnjë e më e vështirë të kapet, si të ndërtosh strategji me burime të kufizuara, dhe si të mbijetosh, madje të lulëzosh, në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Diskutimi qe i hapur: idetë e librit u testuan mbi realitetin, u pyetën, u debatuan. Kjo është tradita e Bytes & Books, leximi nuk mbaron me mbylljen e kopertinës!
Shihemi në takimin e rradhës!
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto