Drejtori i kompanisë Chained Fincance (e cila bazohet në teknologjinë Blockchain), Jack Lee, thotë se Kina ka zhvilluar një strukturë të quajtur Digital Currency Electronic Payment. Kjo do të lejojë bankën qendrore të Kinës, të hedhë në qarkullim një monedhë dixhitale për bankat komerciale dhe rrjetet e pagesave të palëve të treta si AliPay dhe WeChat Pay.
E ngjashme:
Presidenti i Kinës bën thirrje për shfrytëzimin e teknologjisë blockchain
“Ata e kanë gati të gjithë sistemin dhe rrjetin. Besoj se keni për ta parë kriptomonedhën e tyre shumë shpejt, mbase në 2-3 muajt e ardhshëm,” tha Lee.
Ai vijoi duke thënë se kriptmonedha mund të lançohet fillimisht si eksperiment, jo domosdoshmërisht për të zëvendësuar plotësisht paranë tradicionale. Shumë ekspertë kanë paralajmëruar se monedhat virtuale mund të rrisin rrezikun e mashtrimit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Por shumë qeveri nuk kanë gjetur një mënyrë për të rregulluar këtë sektor.
Sekretarja e Shtetit për çështjet financiare në Zvicër, Daniela Stoffel, tha se lançimi i kriptomonedhës në Kinë mund të shtyjë autoritetet në mbarë botën të vendosin sesi ta rregullojnë këtë teknologji.
Lexoni:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.