KFC në Kinë teston projektin e pagesës me buzëqeshje - Business Magazine Albania

KFC në Kinë teston projektin e pagesës me buzëqeshje

~4 minuta lexim


Alipay ka nisur një mënyrë të re për të paguar për KFC në Kinë – duke buzëqeshur. Deri më tani, sistemi i pagesave me anë të njohjes së fytyrës është në dispozicion vetëm në një KFC të vetme në Hangzhou të Kinës. Kompania që qëndron prapa teknologjisë, Ant Financial, një filial i Alibabës, thotë se teknologjia e saj “Buzëqesh për të paguar” ka nevojë për rreth 1-2 sekonda skanim fytyre me një kamera 3D dhe një “algoritëm të zbulimit” për të kontrolluar identitetin e personit që paguan, i cili gjithashtu duhet të vendosi numrin e tij të telefonit për të ndihmuar në mbrojtjen kundër mashtrimit. Një version beta i “Smile to Pay” u prezantua në vitin 2015 nga Jack Ma, themeluesi i Alibaba.

Lexoni: Kentucky Fried Chicken (KFC), një histori suksesi në mes të bllokut

Pagesat me anë të teknologjisë së njohjes së fytyrës nuk ishin një detyrë e lehtë,” tha Jidong Chen, kreu i teknologjisë së identifikimit biometrik në Ant Financial. “Për mënyrën se si zbulojmë kur fotografia e dikujt po manipulohet veprojmë kështu: ne e parandalojmë këtë duke bashkuar software-in dhe hardware-in dhe duke lidhur algoritme të sofistikuara me kamerën 3D. Mund të parandalojmë spoofingun biometrik gjithashtu.” Sipas Ant Financial, algoritmi mund të zbulojë hijet dhe veçori të tjera për të provuar nëse personi që qëndron para kamerës është në fakt një person dhe jo një foto ose video e përdorur për të mashtruar sistemin e pagesave.

Në videon e mësipërme që përshkruan mënyrën se si funksionon procesi i pagesës, një grua e re përdor makinën në një shumëllojshmëri të paraqitjeve – në mënyrë natyrale, me make-up të rëndë dhe me një shumëllojshmëri të parukeve. Makina njohu me saktësi karakteristika të fytyrës së saj çdo herë që duhej të bënte pagesën.

Lexoni: Teknologjia më e pazakontë e KFC sugjeron një porosi në bazë të fytyrës tuaj

Dyqani KFC që ofron sistemin e pagesave të njohjes së fytyrës është një version më i përmirësuar i zinxhirit të quajtur K Pro, i cili shet sallatë, lëngje dhe panine. K Pro u prezantua në Korrik si një mënyrë për të tërhequr klientët e rinj në kërkim të alternativave më të shëndetshme ushqimore.

burimi: theVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0