Këto 5 trende duhet t’ju udhëheqin gjatë vendimeve marketing të 2016

Këto 5 trende duhet t’ju udhëheqin gjatë vendimeve marketing të 2016


Është sërish ajo kohë e vitit, ajo stinë e cila na motivon të gjithëve të vendosim objektiva të mëdhenj sesi do të përmirësohemi gjatë vitit që po vjen. Ndërsa shumë prej këtyre objektivave do të na dalin jashtë radarëve nga java e dytë ose e tretë e vitit të ri, më të fortët midis nesh do të përfitojnë nga okazionet dhe do ta bëjnë 2016 një vit më të mirë.

Pas rishikimit të raporteve gjithëpërfshirëse rreth përmbajtjeve marketing të trendeve të 2016 dhe artikujt që i analizojnë ata, unë kam vënë re disa fusha kyçe ku përkasin këto trende. Në një përpjekje për t’ju ndihmuar që të bëheni “hero” i skadrës suaj marketing, do të kisha dëshirë të ndaja trendet më të mira në këto fusha të cilat ju duhet t’i keni parasysh kur të vendosni objektivat për vitin e ri.

Cilësia e përmbajtjes

Përditësimet algoritmike do të shpërblejnë përmbajtjet e një cilësie të lartë përkundrejt përmbajtjeve “spam” dhe atyre që përmbajnë fjalë kyçe (keyword). Nëse rezultatet e faqes suaj janë një objektiv për skuadrën tuaj të marketingut, është koha që të vendosni taktikat e SEO-s (Search Engine Optimization), si fjalët kyçe dhe linket e tepruara mënjanë. Përditësimet algoritmike të Google po shpërblejnë artikujt bazuar në vlerën që kanë për lexuesit, të cilët po i kërkojnë ato, dhe jo në bazë të sasisë së taktikave “spam” që përdorin marketerët e artikujve përballë audiencave. Në vend të kësaj fokusohni të krijoni cilësi të lartë në mënyrë konsistente, duke e bërë suksesin e artikullit në tërësi të rezultojë si një kombinim i përpjekjeve të SEO-s dhe vlerës së artikullit.

Bllokuesit e reklamave (Ad Blockers) do të sfidojnë skuadrat e marketingut të krijojnë artikuj me përmbajtje më të vlefshme. Algoritmat të vetëm nuk na sfidojnë në krijimin e cilësisë, rritja e bllokuesve të reklamave do të shtojë më shumë presion te marketerët e artikujve për të krijuar artikuj që do të sigurojnë një vend përballë lexuesve. Natyrisht kërkohet më shumë punë për të krijuar artikuj që janë vërtetë angazhuesë, pra që tërheq audiencën për t’i lexuar.

Struktura e skuadrës

Një skuadër e mirë artikujsh marketingu ka nevojë për më shumë se një autor. Ashtu si qëllimi i skuadrës suaj të artikujve shtrihet përtej vetëm krijimit të artikujve, pjesëtarët e skuadrës suaj duhet të kenë më shumë përgjegjësi se vetëm shkruarja e tyre. Pjesëtarët e skuadrës së artikujve të cilët janë esencialë për një strategji të ekzekutuar në mënyrë të suksesshme janë edhe edituesë, edhe strategjistë artikulli dhe specialistë të shpërndarjes. Këto role u lejojnë atyre që të krijojnë përmbajtje fantastike që shkojnë në një vijë me strategjinë e biznesit dhe shfaqen përballë audiencës suaj nëpërmjet publikimeve dhe shpërndarjeve të targetuara.

Skuadrat më efektive të artikujve marketing duhet të takohen të paktën një herë në javë. Instituti i Përmbajtjeve Marketing (CMI) ka raportuar në raportin e përvitshëm Përmbajtja Marketing në Tregtinë midis Bizneseve se 61% e skuadrave më efektive takohen të paktën një herë në javë. Dhe është e logjikshme, puna nuk bëhet “i/e izoluar.” Duhet të ketë komunikim të rregullt midis pjesëtarëve të skuadrës suaj marketing (dhe departamenteve të tjera si shitjet dhe kontabiliteti i drejtimit) për t’u dhënë përgjegjësinë e duhur secilit prej tyre për projektet, për të testuar taktikat e reja dhe për monitorimin e progresit në mënyrë efektive.

Teknologjia komplementuese

Tenologjia e patentuar do të përmirësojë në mënyrë drastike cilësinë e përmbajtjes dhe proçesin e krijimit të saj. CMI ka zbuluar në raportin e saj se 88% e marketerëve biznes-ndaj-biznes po përdorin marketing të artikujve dhe një numër i burimeve të hapura janë bërë më të disponueshme për t’i ndihmuar këta marketerë të krijojnë artikuj më të mirë, më shpejt dhe më me pak kosto. Por një trend që do ta vërejmë më shumë gjatë 2016-ës është kompanitë që investojnë në teknologjinë e patentuar të personalizuar më shumë se në mjetet e përdorimit të përgjithëm.

Kur të uleni së bashku me skuadrën tuaj në 2016-ën për të marrë vendime marketing, shpresojmë t’i mbani në mendje këto trende për një vit më të suksesshëm. Paçi fat!

Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0