Këshillat më të mira të dhëna nga folësit e AllWeb Albania

Këshillat më të mira të dhëna nga folësit e AllWeb Albania


AllWeb, konferenca e marketingut dixhital organizohet në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, me ritëm të shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohet e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

AllWeb është organizuar dy herë në Shqipëri. Në Tetor të këtij vitit pritet të zhvillohet edicioni i 3-të. AllWeb Albania mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga këshillat më të mira të folësësve të edicionit të kaluar.

“Nuk është produkti që ka rëndësi, është identiteti që ka rëndësi. Ju nuk jeni duke shitur një produkt, jeni duke shitur një histori, një filozofi.” – Heimo Hammer

“Nëse u besoni punonjësve dhe u jepni atyre liri për të bërë punën e tyre, ata do të bëjnë më shumë se kur punojnë 9 me 5.” – Anke den Ouden

“Çelësi është personalizimi. Jepuni klientëve atë që duan. Çdo klient dëshiron diçka të ndryshme.” – Peter Szanto

“Marketingu nuk ka të bëjë me shitjen, ka të bëjë me krijimin e marrëdhënieve.” – Ketan Makwana

“Nëse nuk lidheni me dhimbjen emocionale dhe pastaj të shpjegoni mundësitë për ta rregulluar atë, njerëzit nuk do t’ju besojnë.” – Ivan Brezak Brkan

“Dixhitalja nuk është një zgjidhje, është një mjet. Në fund, ajo që na mbetet është eksperienca e konsumatorit. ” – Enkelejd Zotaj

“Shumë gjëra që bëjmë në fushën e marketingut dixhital janë një mjet për një rezultat të caktuar. Por askush nuk flet në të vërtetë për rezultatin.” – Nathan Ott

“E mbani mend herën e fundit që keni parë një video në internet. Herën tjetër që krijoni një video, krijoni një video që ju vetë do ta shikonit.” – Darko Buldioski

“Nuk ekziston marketing dixhital. Është vetëm marketing. Këto janë kanale të ndryshme, mesazhi mbetet i njëjtë.” – Robert Petkoviq

“Arsyeja pse njerëzit duan të bëhen sipërmarrës nuk janë paratë. Natyrisht ata duan para. Por, më shumë se paratë, duan kontroll të plotë mbi atë që bëjnë.” – Paul Papadimitriou

Lexoni: Post AllWeb 2017 – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0