Këshilla nga Roger Edwards, folës në AllWeb Albania 2019, për një prezantim që tërheq audiencën - Business Magazine Albania

Këshilla nga Roger Edwards, folës në AllWeb Albania 2019, për një prezantim që tërheq audiencën


Roger Edwards, folës në konferencën e marketingun dixhital, AllWeb Albania 2019, me një prezantim që bëri për vete mbi 270 pjesëmarrës, ka postuar në profilin e tij të Instagram së fundmi disa këshilla se si të bëni një prezantim të mirë dhe të tërhiqni vëmendjen e audiencës. 

Lexoni: Përqafo risitë dhe vihu në rolin e klientit. Konferenca e marketingut dixhital AllWeb mbledh rreth 270 pjesëmarrës

Ju kanë kërkuar të bëni një prezantim në një event?

Për të realizuar një prezantim të mirë, ndryshoni sjelljen dhe bëni njerëzit që të ndërmarrin veprime.

Mos i përsërisni gjërat. Mos filloni duke klikuar mbi PowerPoint!

Më poshtë janë disa këshilla të thjeshta për një prezantim që “godet”:

1️. Hulumtoni audiencën dhe atë që organizatori i eventit dëshiron që ju të arrini. Çfarë rezultatesh duan ata?
2️. Ejani me idenë tuaj të madhe – më pas ndajeni atë në nën-mesazhe nëse është e nevojshme.
3️. Mendoni për një frazë ose shprehje goditëse për të shprehur idenë tuaj – një të cilën mund ta përdorni gjatë gjithë fjalimit.
4️. Vendosni qëllimet tuaja të njohurive – çfarë dëshironi që ata të mësojnë?
5️. Vendosni qëllime emocionale – si dëshironi që ata të ndihen?
6️. Vendosni qëllimet e veprimit – çfarë dëshironi që ata të bëjnë?
7️. Shkruani një fragment për secilin mesazh, që përfshin një pyetje, fakt ose zbulim për të angazhuar audiencën, një histori për të ilustruar pikën kryesore, për të forcuar mesazhin si rezultat i historisë dhe pastaj prezantoni thirrjen për veprim.
8️. Shkruani një paragraf të fortë hapës dhe mbyllës për të gjithë fjalimin dhe mësojini ato.
9. Bëni prova dhe jini të qetë gjatë gjithë prezantimit.

Tani mund të shkoni dhe të hapni PowerPoint dhe ta përdorni për të përforcuar mesazhet tuaja.

Më poshtë ju sjellim vlogun që Roger ka bërë gjatë qëndrimit të tij në Tiranë: 

https://youtu.be/hzMyKlh4yDI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0