Përqafo risitë dhe vihu në rolin e klientit. Konferenca e marketingut dixhital AllWeb mbledh rreth 270 pjesëmarrës - Business Magazine Albania

Përqafo risitë dhe vihu në rolin e klientit. Konferenca e marketingut dixhital AllWeb mbledh rreth 270 pjesëmarrës


Jemi në një botë që flet të njëjtën gjuhë, atë dixhitale. Por, marketerët janë në sfidën e përdorimit të të gjitha risive dixhitale dhe njohjen e nevojave të klientit.

Në konferencën e marketingut dixhital AllWeb, folësit theksuan nevojën e përdorimit të risive teknologjike për një shërbim sa më efektiv të klientit.

Një ditë maratonë, me 7 folës ndërkombëtare, rreth 270 pjesëmarrës, dy panele diskutimi dhe seancat pyetje-përgjigje mundësuan që sipërmarrës, menaxherë e marketerë të kthehen në zyrat e tyre me mesazhe të rëndësishme për t’i aplikuar në marrëdhëniet e tyre me klientin.

Roger Edwards, folësi i parë që u ngjit në skenë theksoi se të komunikosh se si produkti përmbush nevojat e klientit është një privilegj i marketerit dhe detyrë e tij për ta bërë këtë punë me integritet. Sot, kur jemi “të mbytur” nga ofertat e produktet të ndryshme, “duhet të flasim në gjuhën e konsumatorit dhe të mos përdorim zhargonin e industrisë”.

Edhe përdorimi i të dhënave gjithnjë në rritje kërkon intregritet. Matt Desmier ftoi marketërët, sipërmarrësit dhe punonjësit në fushën e teknologjisë të jenë etikë duke thënë, “Mos i shisni të dhënat e klientit”.

Tek nevojat e klientit gjeni përgjigjen e çdo veprimi që do të ndërmerrni. Njihni shumë mirë atë dhe vendosuni në pozicionin e tij për të ndërtuar strategjitë e marketingut, për të zgjedhur kanalet e komunikimit e për të gjetur fjalët e duhura të prezantimit të produktit.

Ky mesazh, u përçua me fjalë të ndryshme nga çdo folës që u ngjitën në skenën e konferencës më të madhe të marketingut dixhital në vend, AllWeb 2019.

SEO, një prej investimeve më afatgjata, kërkon po ashtu të keni parasysh klientit. Granit Doshlaku, tha se duhet të, “kuptoni nevojat dhe problemet e përdoruesve. Kjo është bazike për SEO, pasi, bazë për funksionin e saj është të kuptosh klientin”.

Në kushtet e revolucionit të katërt industrial dhe një të ardhme më të paparashikueshme se asnjëherë, pikëpyetja nëse inteligjenca artificiale dhe robotika do të na “vjedhë” vendet e punës është e lartë. Por Henry Leerentveld, tha se punësimi po rritet më shumë se popullsia, ndaj nuk ka arsye për t’u trembur.

Në një fireside chat me Gerti Boshnjakun, sipërmarrësi, folësi motivues dhe botuesi i disa librave Vasil Naçi, theksoi se, nëse marketingu ishte gjithçka dhe punë e çdokujt, tashmë duhet të themi që dixhitali është kudo dhe është punë e çdokujt. Investimi i njohurive në këtë drejtim duhet të përfshijë çdo punonjës.

Lexo: Content, fjala kyçe e Konferencës së Marketingut Dixhital ALLWeb

Nevoja për të qenë dinamik, po aq sa risitë teknologjike, kërkon të jesh fleksibël. A e keni menduar më parë që një individ mund të konkurrojë kompanitë e marketingut?! Për promovimin përmes marketingut dixhital nuk është e domosdoshme të përdorni një kompani. Mund të jetë edhe vetëm një individ. Kirsten Jassies tha hapur se, nuk ju duhen para. Ju duhet kohë dhe dashuri për të krijuar përmbajtje vizuale. Mes shumë instrumentave të marketingun dixhital, story-t në Instagram mbeten në krye. “Story-t janë të bukur, pasi ato janë edhe si libri, kanë një kohë dhe në një moment të caktuar kur mbaron historia”, tha ajo.

Një panel i veçantë gjatë konferencës iu kushtua influencerave. Flori Gjini, tregoi këndvështrimin e tij për qasjen ndaj markës. Sipas tij, “kompanitë duhet të angazhojnë influencer dhe t’i nxisin ata të shkojnë më tej, t’i bëjnë fytyrë të markës së tyre në social media. Ndërkohë, influencerat duhet të jenë realë, të promojnë produktin, ta njohin mirë atë dhe të thonë pse e zgjedhin, pse konsumojnë atë produkt që promovojnë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0