Këshilla nga 3 themeluesit më të suksesshëm të botës - Business Magazine Albania

Këshilla nga 3 themeluesit më të suksesshëm të botës


“Të gjithë themeluesit e jashtëzakonshëm kanë aftësinë për t’i ‘mbajtur gjërat në vazhdimësi’. Jam i bindur se gjysma e asaj që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga ata jo të suksesshëm është këmbëngulja e pastër.”

-Steve Jobs, themelues i Apple

“Natyrisht që duhet të fillosh të përpiqesh para se të korrësh sukses, shumë njerëz kanë ide, por ka pak njerëz që vendosin të bëjnë diçka për to tani. Jo nesër, jo javën e ardhshme, por sot.”

-Nolan Bushnell, themelues i Atarit

Lexoni: Çfarë mund të mësojmë nga gabimet e miliarderit Richard Branson?

“Lëre kureshtjen tënde natyrore të të udhëheqi. Motivimi im më i madh? Të vazhdoj të sfidoj veten time. E shoh jetën pothuajse si një arsimim të gjatë universitar, të cilin kurrë nuk e kam patur.”

– Richard Branson, themelues i Virgin

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0