Nga Young Entrepreneur Council
Kjo është arsyeja pse mentorët e biznesit janë shumë të çmueshëm për sipërmarrësit e rinj. Duke ofruar njohuri personale dhe këshilla të përshtatshme, ata janë në gjendje t’ju drejtojnë gjatë procesit sfidues të fillimit. Më poshtë, një grup udhëheqësish të suksesshëm të biznesit shpjeguan mënyrat më të mira për t’iu qasur një sipërmarrësi të vendosur për të qenë mentori juaj dhe për t’ju udhëhequr në rrugën drejt suksesit.
Bëni hulumtim.
Para se ta ftoni dikë për tu bërë mentori juaj, Richard Fong, themelues dhe CEO i Bliss Drive, thotë se është e rëndësishme të hulumtoni dhe studioni jetën e këtij personi.
“Sapo të keni bërë detyrat e shtëpisë tuaj, është shumë më e lehtë të kuptoni se nga vjen ai person dhe të bëni pyetje interesante për një dialog të ndërsjellë,” thotë Fong.
Lexoni: 5 arsye pse ju duhet të keni një mentor
Kuptojeni çfarë po kërkoni nga mentori.
Një mentor mund të luajë shumë role në jetën tuaj profesionale, madje edhe t’ju ndihmojë të përcaktoheni se çfarë duhet të bëni. Sidoqoftë, duhet të dini në mënyrë specifike se për çfarë dëshironi që mentori t’ju ndihmojë, thotë Angela Ruth, një përfaqësuese e përvojës së klientit në Calendar.
“Ata duan të dinë se me cilat fusha të jetës tuaj ose të biznesit jeni duke pasur probleme, prandaj përgatituni të jeni specifik për ndihmën që ju nevojitet,” shpjegon Ruth.
Lexoni: 3 mënyra se si sipërmarrësit mund të jenë mentorët më të mirë
Kërkoni dikë që ju frymëzon.
Piyush Jain, CEO i SIMpalm, kujton takimin e tij të parë me shefin dhe mentorin e tij në një konferencë të teknologjisë. Ky mentor e frymëzoi menjëherë Jain-in dhe brenda disa javësh, ata filluan të punonin së bashku.
“Ai jo vetëm më mësoi disa teknika biznesi, por ai gjithashtu më frymëzoi si person i biznesit”, thotë Jain. “Ju keni nevojë për dikë që është frymëzues. Kjo është ajo që ju nevojitet kur keni ngecur në ndonjë problem.”
Lexoni: Suksesi është më i sigurt kur afër ke një mentor
Konsideroni vlerat e përbashkëta.
Vetëm përvoja nuk e bën marrëdhënies mentor-nxënës të funksionojë; duhet të merrni parasysh edhe vlerat dhe botëkuptimin e këtij personi.
“Sigurohuni që të pyesni dikë që e doni si mentor se cilat janë vlerat e tij/saj dhe si e sheh botën,” thotë Stephanie Wells, themeluese e Formsable. “Nëse ato përputhen me idealet tuaja, do të keni një shans më të mirë për të krijuar një marrëdhënie më të fortë.”
Lexoni: 7 Mentorë që tashmë i keni, por nuk i dalloni!
Së pari ndërtoni një marrëdhënie.
Sipas Syed Balkhi, bashkëthemelues i WPBeginner, zakonisht nuk është ide e mirë të pyesni dikë nëse ata duan të jenë mentori juaj. Përkundrazi, thotë ai, ky proces duhet të ndodhë natyrshëm kur ndërtoni një raport me dikë.
“Ju duhet të përpiqeni të kaloni kohë me njerëz me ndikim në industrinë tuaj dhe të ndërtoni raporte,” thotë Balkhi. “Ju do të ndërtoni lidhje të forta dhe do të gjeni potencialisht mentorin tuaj të ardhshëm.”
Lexoni: Arti sekret për të kërkuar këshillë dhe mentorim
Tregojuni atyre se çfarë përfitojnë ata nga kjo.
Sipërmarrësit më të suksesshëm zakonisht nuk kanë shumë kohë të lirë për të shërbyer si mentor. Ata me gjasë nuk do të jenë të interesuar t’ju ndihmojnë nëse nuk mund të bëni asgjë për ta, thotë Solomon Thimothy, president i OneIMS.
“Nëse doni të krijoni një marrëdhënie të fortë me mentorin tuaj dhe me të vërtetë të fitoni njohuri të sinqerta dhe të vlefshme të biznesit, ofroni diçka në këmbim,” këshillon Thimothy. “Edhe nëse ata nuk kanë nevojë për ndihmën tuaj, kjo do të tregojë se përpiqeni dhe kujdeseni.”
Tregojuni atyre që jeni të gatshëm të punoni.
Mbi të gjitha, mentori juaj i mundshëm duhet ta dijë se jeni i përkushtuar dhe se ju intereson termi afatgjatë. Asnjë mentor nuk do të dëshirojë të punojë me ju nëse ata mendojnë se nuk jeni të përshtatshëm për detyrën në fjalë, thotë Chris Christoff, bashkëthemelues i MonsterInsights.
“Nëse nuk tregoni gatishmëri të etur për të mësuar prej tyre, ju zvogëloni shanset tuaja që ata të pajtohen me kërkesën tuaj,” thotë Christoff. “Demonstroni këtë gatishmëri duke sqaruar se do ta zbatoni atë që ata ju këshillojnë të bëni.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.