Keni dëgjuar për IDEA-n? - Business Magazine Albania

Keni dëgjuar për IDEA-n?

IDEA është një program që është implementuar në Shqipëri që prej 2016 dhe që prej atëherë po bën bashkë gjithmonë e më shumë të rinj nga e gjithë Shqipëria që kanë një ide biznesi ose një biznes në Shqipëri. Ky program është krijuar nga GIZ ProSEED në bashkëpunim të ngushtë me AIDA dhe MFE dhe financohet nga Republika Federale e Gjermanisë për Republikën e Shqipërisë, nën mbikqyrjen e GIZ. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është përgjegjëse për zbatimin e këtij programi. 

Ditën e djeshme më datë 19 Gusht 2020, IDEA realizoi një aktivitet në qytetin e Elbasanit, ku mblodhi pjsëmarrësit e Sfidës IDEA për Elbasanin, të cilët finalizuan me sukses një volum prej 10 ditë trajnimesh dhe 2 muaj këshillim për t’i dhënë mundësi atyre të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe kompetencat e biznesit. 

Business Magazine Albania ishte e pranishme në këtë aktivitet, ku intervistuam Koordinatoren e Projektit IDEA, znj. Jetona Myteveli. 

Përshëndetje Jetona! Përgëzime për aktivitetin dhe për kontributin tuaj dhe të stafit për këtë mundësi që i jepni të rinjve shqiptarë!
I sati edicion i IDEA-s është ky që po zhvilloni këtë vit?

Sfida IDEA 2020 është edicioni i 4 nëse marrim parasysh që kemi patur një fazë pilot në 2016 vetëm në 4 rajone në Shqipëri dhe nga 2018 kemi qënë në të gjithë Shqipërinë. 

Sa pjesëmarrës ka patur këtë vit, krahasuar edhe me vitet e kaluara?

Sfida IDEA është bërë tashmë sfida që tërheq shumë të rinj sipërmarrës dhe të rinj që aspirojnë të bëhen të tillë. Me kënaqësi themi se kemi gjithmonë e më shumë aplikantë dhe të rinj të interesuar nga e gjithë Shqipëria. Këtë vit kemi patur mbi 1700 aplikime, vitin e kaluar kemi patur 1300 dhe vitet e kaluara kemi patur 700 aplikime. Kemi patur një rritje numrike dhe cilësore. Kemi shumë të rinj ambiciozë, që e njohin teknologjinë dhe vijnë me ide inovatore.

Si ishin idetë këtë vit? Krahasuar edhe me vitet e kaluara cilat ide kanë spikatur më shumë?

Për sa i përket ideve, kemi një lloj dinamike. Idetë kryesore janë ato që kanë të bëjnë më sektorin e bujqësisë, agropërpunimit dhe tekstileve. Vëmë re gjithmonë e më shumë në vitet e fundit, që ka një fokus më të madh në sektorin e ICT dhe shërbimeve. Oferta po shtohet në vend për këto produkte, por jo vetëm në vend, sepse këto biznese të reja i shërbejnë edhe tregut global. 

Lexoni edhe: Programi i akselerimit “Ringrihu më i fortë” përfundoi me sukses fazën e parë

Periudha e COVID-19 na dëmtoi të gjithëve, por na dha disa mësime të vlefshme. Si ishte ky vit për ju?

COVID-19 ndryshoi jetën e të gjithëve, ashtu siç ndyshoi dhe jetën e skuadrës IDEA, dinamikën, mënyrën se si ne I organizonim aktivitetet, por edhe jetën e sfidantëve. Duhet përmendur që një numër shumë i vogël i sfidantëve kanë hequr dorë për shkak të kësaj periudhe, ndërsa pjesa tjetër kanë vazhduar dhe e kanë plotësuar të gjithë ciklin e trajnimeve dhe procesin e hartimit të planit të biznesit. Sigurisht, IDEA u përshtat me kushtet e COVID-19. Në periudhën e izolimit ne ofruam shumë aktivitete online në formën e Webinar–eve, për të diskutuar brenda Komunitetit IDEA. Pati edhe panele virtuale me ekspertë të huaj dhe shqiptarë, të cilët kanë ofruar për sipërmarrësit perspektiva të reja, këshilla të reja se si mund të përshtaten me situatën. Pas izolimit na u desh të përshtasnim programin tonë të trajnimit duke u fokusuar në aftësi të reja që sipërmarrësit duhet t’i zotëronin. Ne kemi patur një modul me në fokus idetë që mund të lindnin nga vështirësitë që hasëm nga kjo periudhë, kjo për të përshtatur dhe përmirësuar planet e tyre të biznesit. 

Le t’i qëndrojmë pak ditës së enjte. Pse u zhvillua ky aktivitet dhe cila do të jetë vazhdimësia?

Parimi që kemi te skuadra IDEA është që ne duhet të festojmë fitoret e vogla, fitoret të cilat na ndihmojnë që ne të arrijmë qëllimin tonë të madh dhe ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë sipërmarrës, që edhe ata të kultivohen me këtë kulturë. Ata në këtë fazë marrin një certifikatë që i bën ata të privilegjuar për të fituar te skema e granteve IDEA dhe jo vetëm.

Ne do festojmë në çdo rajon ku kemi qënë present, e nisëm me Elbasanin, më pas në Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat dhe Vlorë.

Ndërkohë që ne realizojmë aktivitetet, paralelisht juria po vlerëson rreth 150 plane biznesi, nga të cilat 18 janë skuadra dhe pjesa tjetër janë individë. Prej aty do përzgjidhen 40 planet më të mira të biznesit, për të vazhduar më tej me mentorimin. Mentorimi do të zgjasë dy muaj, ku të përzgjedhurit do të kenë mundësi të kontaktojnë me sipërmarrës të suksesshëm për të diskutuar rreth zhvillimit të produktit, marketingut apo menaxhimit të mirë të financave. 

Lexoni edhe: Jeta me Covid…Post-Covid… Po më pas?

Kur do jetë finalja?

Në finale, pas 2 muajsh mentorim do të kemi 16 finalistë. Ata do të jenë bashkë në Tiranë për të prezantuar planet e tyre të biznesit, përmes pitching, për të marrë vlerësimet e juries dhe për tu bërë aspirantë për të përfituar grantin prej 4,000 € për individët dhe 7,000 € për skuadrat. 

Çfarë synon IDEA për vitin 2020?
IDEA do të ketë sërish në fokus sipërmarrësit e rinj dhe do jemi në kujdes të vazhdueshëm, për t’i ndihmuar ata që të rriten. Jo vetëm se si ta nisin një biznes, por edhe se si të rrisin performancën e tyre, ndërsa të tjerat janë rrugës për tu eksploruar. 

Faleminderit për intervistën Jetona!
Faleminderit shumë edhe ju! Kënaqësi!

Intervistoi: Kristi Kumria

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0