Programi i akselerimit “Ringrihu më i fortë” përfundoi me sukses fazën e parë

Programi i akselerimit “Ringrihu më i fortë” përfundoi me sukses fazën e parë

“Ringrihu më i fortë”

Programi i akselerimit “Ringrihu më i fortë” është është pjesë e programit “Hap!de Impact Combinator” dhe synon të kontribojë në rritjen e aftësive të sipërmarrësve të rinj dhe femrave, për riorganizimin, ristrukturimin dhe rimëkëmbjen sa më të shpejtë të bizneseve të tyre nga pasojat e tërmetit dhe/apo të situatës së krijuar nga Covid-19.

Programi ofron trajnime praktike, këshillim të personalizuar dhe mentorim të fokusuar në rritjen e aftësive të sipërmarrësve. Për të mësuar më shumë rreth programit, i cili organizoi fazën e parë fundjavën e kaluar ne zhvilluam një intervistë me një prej organizatorëve, Gerion Treska.

Lexoni: Ringrihu më i fortë! Program akselerimi për biznesin e vogël

Si u organizua faza e parë e këtij aktiviteti?

“Ringrihu më i fortë” është një program akselerimi i konceptuar në disa etapa. Pas shpalljes më 6 Korrik të thirrjes, kriteret e përzgjedhjes ishin:

Aplikuesit duhet të kenë tashmë një biznes të vogël të registruar, brënda territorit të Bashkisë Tiranë, i cili është afektuar negativisht nga tërmeti i vitit të kaluar dhe/apo nga situata aktuale e pandemisë së Covid-19;

Aplikuesit duhet t’i përkasin të paktën njërës prej këtyre dy grupeve:

“sipërmarrës të rinj” nga mosha 18 – 35 vjeç,

“sipëmarrëse femra” nga mosha 18 – 45 vjeç.

Duke marrë parasysh realitetin e Covid si dhe periudhën e verës, ne menduam se këto mund të ishin sfida në lidhje me mundësinë ose dëshirën e bizneseve për të qenë pjesë e programit. Jemi bombarduar aq shumë me situatën e Covid sa të gjithë kemi nevojë për pak pushim të shëndetshëm.

Megjithatë mesa pamë, dëshira ishte dhe sipërmarrësit ishin mjaft të etur për të ditur se si mund të ndryshonin, përmirësonin, ridrejtonin biznesin e tyre në këtë periudhë konkretisht.

Çfarë aktivitetesh u zhvilluan në këtë fazë?

Gjatë fundjavës së kaluar ky program nisi me Bootcamp-in, pjesë e të cilit ishin sipërmarrësit e përzgjedhur pas mbylljes së fazës së aplikimeve. Ky lloj formati i përshtatur nga praktikat më të mira mbi startupet në botë, shërben si një kohë mjaft intensive mësimi, por edhe eksplorimi të çfarë shkon mirë, çfarë shkon keq dhe se si duhet riorientuar sipërmarrësi më parë e më pas biznesi.

Sa ekipe morën pjesë?

Në bootcamp morën pjesë 16 sipërmarrje të cilat kishin disa kohë që ekzistonin në treg në industri të ndryshme. Kishim diversitet edhe në llojet e biznesit por edhe në gjinitë e sipërmarrësve. E gjithë kjo i shtoi akoma më shumë vlerë të gjithë bootcamp-it.

Cilat tematika u trajtuan?

Intensivisht u analizua gjithçka rreth klientit, modelit të biznesit dhe efektet që kanë lënë tërmeti dhe Covid 19 tek të bërit biznes në ta. Në ditën e fundit të Bootcamp pati një prezantim të secilit biznes përpara jurisë dhe 11 biznese u përzgjodhën për të vazhduar në fazat e mëtejshme.

Cilat janë ekipet që kaluan në fazën e ardhshme?

Ekipet/sipërmarrësit që vazhduan në fazën e ardhme janë:

  • Bleralma Fortuzi – Incredible Albania
  • Sadi Lika – LikSad e-Bike
  • Gerhard Veizi – Gjelbër
  • Dhurata Thanasi – Luga e Argjendtë
  • Etleva Zgjanjolli – Futura Education Academy
  • Tan Kazati – Black Box Films
  • Elvisa Xhaferi – Moon Creation
  • Imarion Ziraj – Zamu
  • Artan Sina – Instal Group
  • Keti Lame – Ndihma Plus
  • Elton Berberi – Zeus Publicity

Si do të vazhdojë angazhimi i Hap!de me këto ekipe? Cilat janë rezultatet e pritshme nga ky akselerim? 

Në vijim këto sipërmarrje do të trajnohen në sesione të veçanta në javët në vijim nga ekspertë të tematikave përkatëse, shoqëruar me “detyra shtëpie”. Kjo e fundit është e rëndësishme pasi atë çfarë sipërmarrësit mësojnë në teori gjatë sesioneve të thelluara, ftohen që ta zbatojnë në praktikë me klientët e tyre ekzistues dhe ata potencialë.

Hapide Combinator ka pranë vetes një grup mentorësh të cilët u janë caktuar përmes një procesi përzgjedhje, përkatësisht sipërmarrësit që do të mentorojnë dhe ndjekin ecushmërinë deri në fund të programit, në finalen e madhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0