Karantina goditi më shumë biznesin e veshjeve dhe gazetave; shitja e kompjuterëve u rrit me 17% në prill - Business Magazine Albania

Karantina goditi më shumë biznesin e veshjeve dhe gazetave; shitja e kompjuterëve u rrit me 17% në prill

Gjatë prillit, në të cilin masat bllokuese për shkak të pandemisë u shtrinë gjatë gjithë muajit sjellja konsumatore shfaqi ndryshime ekstreme. Të dhënat e INSTAT tregon se volumet e shitjeve kanë pësuar ulje me ritme dyshifrore, përveçse pajisjeve kompjuterike. Puna në distancë sidomos për stafet arsimore, administratën publike dhe shërbime të tjera që u kryen nga shtëpia nxitën një shitje jo të zakontë të Pajisjeve kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit prill shitjet e pajisjeve kompjuterike u rriten me 17.4 për qind me bazë vjetore, ndërkohë që pësuan rënie të fortë për grupet e tjera. Gjatë prillit tregtia me pakicë ka shënuar rënie me 25.7% të indeksit të volumit në total në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektori më i goditur gjatë prillit shihet të kenë qene tregtia e veshjeve  e cila pësoi rënie me 87 % në raport me një vit më parë, teksa pothuajse të gjitha dyqanet ishin të mbyllura.

Ulje me 69 për qind u shënuan edhe në volumet e shitjeve të Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojërat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara. Në atë kohë, gazetat ndërprenë aktivitetin dhe u përqendruan vetëm në shërbimet online, ndërsa dhe mbyllja e shkollave ndikoi në shitjet e kancelarive.

LEXO: Ju pëlqeu karantina? NASA po kërkon vullnetarë për ‘pushime’ shumë të veçanta

Me shumicën e makinave që mbetën në parking, gjatë prillit tregtia e karburanteve pësoi rënie me 33,7%. Edhe shitjet e Produkteve farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjienës personale ranë me 16% me bazë vjetore në prill. Për shkak të mbi furnizimeve gjatë marsit në prill shitja e artikujve ushqimore ra me 8.7% në prill në dyqanet e vogla të lagjes, ndërsa në supermarkete tkurrja ishte më e forte me 11.2%. Gjatë muajve të pandemisë konsumatorët reaguan në mënyrë ekstreme në blerjet e tyre duke u fokusuar vetëm tek mallrat e domosdoshëm. Edhe në prill, indeksi i volumit të tregtisë me pakicë ra me 7.5% me bazë vjetore.

Por situata duke se ka ndryshuar në muajin qershor me heqjen e masave kufizuese ku vihet re një rritje e konsumit për të gjitha kategoritë. Tregtia me pakicë gjatë qershorit është rritur në total me 8,1 për qind duke amortizuar kështu rezultatet e tremujorit të dytë të vitit. Grupet me rritjen më të madhe të konsumit në qershor ishin produktet farmaceutike me 37 për qind, artikujt industrial në supermarkete me 30.5%,  ushqime dhe pije duhan në supermarkete me 16.8%, ndërsa shitjet e kompjuterëve pësuan rënie me 26 për qind në raport me një vit më parë. Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 1.1% , furnitura shkollore vijoi të jetë më rënie edhe në qershor me -8,5% .

Gjatë muajve të pandemisë shihet se tregtia me pakicë ka goditur më fort tregtinë e veshjeve, artikujve shkollore dhe tregtinë e karburanteve, teksa shihet se bizneset e TIK duket se kanë qenë më pak të goditurat.

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0